User manual

Çdo objekt i tillë si monedha, paramane, gozhdë, vidha, guriçka ose çdo lloj tjetër
materiali i mprehtë mund të shkaktojë dëmtime të mëdha, kështu që nuk duhet të
vendoset brenda në pajisje.
Përdorni vetëm sasitë e këshilluara të zbutësit të rrobave dhe detergjentit. Nëse
përdorni sasi më të madhe se ç'duhet, mund të dëmtoni pajisjen. Referojuni
udhëzimeve të prodhuesit lidhur me sasitë.
Lajini teshat e vogla, të tilla si çorapet, lidhëset, rripat e mesit (që lahen) etj. të futura
në një qeskë për larje apo në një këllëf jastëku, pasi të tilla tesha mund të rrëshqasin
midis kazanit dhe çikrikut të brendshëm.
Mos e përdorni pajisjen për të larë tesha të gomuara, tesha pa bordurë të kthyer ose
materiale të grisura apo të shqyera.
Pas përdorimit, pastrimit dhe mirëmbajtjes, shkëputeni gjithmonë pajisjen nga rrjeti
elektrik dhe mbyllni çelësin e furnizimit me ujë.
Kjo pajisja është e pajisur me një dritë të bardhë në kazan. Ajo është e kategorisë 1, në
përputhje me standardin IEC 60825-1:1993 + A1:1997 + A2:2001. Nëse drita e kazanit
të pajisjes duhet zëvendësuar, kjo duhet bërë nga një Qendër Shërbimi.
Në asnjë rast mos u përpiqni të riparoni pajisjen vetë. Riparimet e kryera nga persona
pa përvojë, do të shkaktojnë plagosje ose keqfunksionim serioz. Kontaktoni Qendrën
lokale të Shërbimit. Këmbëngulni gjithmonë në përdorimin e pjesëve të këmbimit
origjinale.
Instalimi
Kjo pajisje është e rëndë. Duhet të bëni kujdes kur e zhvendosni atë.
Kur e shpaketoni pajisjen, kontrolloni që të mos jetë e dëmtuar. Nëse dyshoni, mos e
përdorni dhe kontaktoni menjëherë Qendrën e Shërbimit.
Përpara përdorimit hiqni çdo mjet paketues. Nëse nuk bëni kështu, produkti dhe
ambienti juaj do të dëmtohen rëndë. Shikoni paragrafin përkatës në manualin e
përdorimit.
Pasi të keni instaluar pajisjen, kontrolloni që të mos ketë shkelur zorrën e furnizimit
me ujë dhe të kullimit, si dhe që plani i sipërm të mos ketë shtypur kabllin e ushqimit
elektrik kundrejt murit.
Nëse pajisja është vendosur mbi një dysheme të shtruar, ju lutemi të rregulloni
këmbëzat në mënyrë të tillë që të mundësoni qarkullimin e lirë të ajrit nën pajisje.
Sigurohuni gjithmonë që nuk ka rrjedhe uji nga zorrët si dhe për lidhjet e tyre pas
instalimit.
Nëse pajisja është instaluar në një vend të ftohtë, ju lutemi lexoni kapitullin "rreziqet e
ngrirjes".
Çdo ndërhyrje hidraulike e nevojshme për instalimin e kësaj pajisjeje, duhet kryer nga
një hidraulik i kualifikuar ose nga një person i aftë.
Çdo ndërhyrje elektrike e nevojshme për instalimin e kësaj pajisjeje, duhet kryer nga
një elektriçist i kualifikuar ose nga një person i aftë.
Përdorimi
Kjo pajisje është ndërtuar për përdorim shtëpiak. Ajo nuk duhet përdorur për qëllime
të ndryshme nga ato për të cilat është projektuar.
Lani vetëm tesha që janë të përshtatshme për t'u larë në lavatriçe. Ndiqni udhëzimet
në çdo etiketë mbi tesha.
Mos e mbingarkoni pajisjen. Shihni Tabelën e Programeve Larëse.
4
Të dhëna për sigurinë