User manual
• Në kohët e gatimit më të gjata se 30 minuta ose në rastin e sasive të mëdha të ushqimit
që do të gatuhet, nëse nevojitet, shtoni përsëri ujë.
•
Gjatë funksionit të furrës së gatimit me avull
hiqeni filtrin e yndyrës , sepse
përndryshe kohëzgjatja e gatimit do të jetë më e madhe.
• Nëse pajisja nuk përdoret për një kohë të gjatë, shpëlani mirë sirtarin e ujit, tubat e lidhjes
dhe krijuesin e avullit (shikoni kapitullin "Pastrimi dhe kujdesi").
Udhëzime për tabelat e gatimit me avull dhe të gatimit me intervale
Në tabelat në vijim ju do të gjeni të dhënat e nevojshme për temperaturat, kohët e
përgatitjes dhe nivelet e vendosjes në furrë për disa lloje ushqimesh.
• Temperaturat dhe kohët e gatimit janë vlera të përafërta, sepse ato varen nga përbërja
dhe madhësia e ushqimit që do të gatuhet, nga sasia dhe nga ena e gatimit.
• Nëse nuk gjeni të dhëna konkrete për një recetë të veçantë, orientohuni sipas një ushqimi
të ngjashëm me të.
• Nëse nuk këshillohet ndryshe, tabelat vlejnë për fillimin e gatimit me furrë të ftohtë.
Gatim me avull
Lloji i përgatitjes së ushqimit me anë të gatimit me avull
është i përshtatshëm për të
gjitha llojet e ushqimit, si të freskëta, ashtu dhe të ngrira. Ai mund të përdoret për gatimin,
ngrohjen, shkrirjen, zierjen ose përvëlimin e perimeve, mishit, peshkut, brumërave, orizit,
misrit, drithërave dhe vezëve.
Gatimi i menyve
Gjatë një procesi gatimi mund të përgatiten meny të plota. Duhen zgjedhur ushqime që në
mënyrë ideale kërkojnë kohë gatimi të ngjashme. Nëpërmjet kësaj mënjanohet problemi që
përbërës të veçantë të mos mbeten pa u gatuar mirë ose të gatuhen më shumë se ç'duhet.
Sasia e ujit që duhet hedhur, duhet t'i përputhet sasisë më të madhe të ujit të dhënë për
përbërësit e veçantë të zgjedhur. Për udhëzime shikoni tabelat.
Ushqimet duhet të pozicionohen në skarë në enë gatimi të përshtatshme. Distanca midis
skarave duhet të jetë e tillë që avulli duhet të ketë mundësi të kalojë në të gjitha ushqimet.
Gjatë gatimit të menyve, raporti i ujit të orizit, duke u shmangur nga të dhënat e tabelës,
duhet rritur në raportin 1 : 1,5 deri në 1 : 2.
Sterilizimi i enëve
Funksioni i gatimit me avull
ofron mundësinë që enët, p. sh. shishet e ushqimit të
foshnjave, të sterilizohen me avull. Për ta bërë këtë, enët e lara me grykën e vendosur nga
poshtë, vërini në mes të skarës në nivelin e parë të furrës. Futini enët me pak pjerrësi në
hapësirën e gatimit. Mbushni sasinë maksimale të ujit (650ml) dhe vendosni një kohëzgjatje
prej 40 minutash në 96°C.
Tabela e gatimit me avull
Lloji i ushqimit Sasia e ujit në
sirtarin e ujit, në ml
Temperatu
ra në °C
Niveli i
vendosjes
Kohëzgjatj
a
1)
në
minuta
Rizoto 400 96 2 25-30
Oriz (me raport uji 1:1) 650 96 2 35-40
Misër (arapash, me raport uji 1:3) 550 96 2 35-40
Patate me lëkurë, të madhësisë së
mesme
650 96 2 50-60
Përdorimet, tabelat dhe këshilla
23