User manual

Përdorimi i furrës30
Aktivizimi i funksionit Nxeh+Mbaj të ngrohtë
1. Zgjidhni funksionin e furrës, programin e pjekjes së mishit ose funksionin e programit
automatik.
2. Nëse nevojitet, vendosni kohëzgjatjen ose temperaturën e brendshme të mishit.
3. Shtypni butonin ZGJEDHJA (SELECTION) aq herë derisa të shfaqet funksioni
NXEH+MBAJ NGROHTË (HEAT+HOLD).
4. Konfirmoni veprimin me butonin .
Tani funksioni Nxeh+Mbaj të ngrohtë është i aktivizuar.
5. Sapo përfundon funksioni i furrës, tingëllon një sinjal dhe funksioni Nxeh+Mbaj të
ngrohtë fillon të funksionojë.
Funksioni i caktuar vazhdon punën me 80°C për 30 minuta.
Sapo përfundon periudha kohore prej 30 minutash me funksionin Nxeh+Mbaj të
ngrohtë, furra fiket vetë.
3 Pavarësisht funksionit të caktuar të furrës, funksioni Nxeh+Mbaj të ngrohtë qëndron
aktiv. Ju mund të kaloni midis funksioneve të ndryshme të furrës.
3 Funksioni Nxeh+Mbaj të ngrohtë mund të aktivizohet ose të çaktivizohet në menynë
SETTINGS MENU.
EXTRA TIME MENU
Që të vazhdojë funksioni i furrës i përdorur i fundit, pasi koha e tij ka përfunduar.
Kusht i domosdoshëm:
Të gjitha funksionet e furrës të jenë vendosur me funksionin Kohëzgjatja (DURATION)
ose me funksionin automatik të peshës.
Asnjë funksion i furrës të mos jetë i vendosur me Sonda e mishit (MEATPROBE).
Opsioni EXTRA TIME MENU mund të aktivizohet ose të çaktivizohet në menynë SETTINGS
MENU.
Aktivizimi i funksionit EXTRA TIME MENU
Funksioni i furrës ka përfunduar.
Tingëllon një sinjal dhe afishohet një mesazh.
1. Shtypni një buton çfarëdo (përveç butonit NDEZJA/FIKJA (ON/OFF)).
2. Mesazhi EXTRA TIME MENU afishohet për rreth 3 minuta.
3. Aktivizojeni me anë të butonit EXTRA TIME MENU.
4. Vendosni kohëzgjatjen e funksionit EXTRA TIME MENU me butonin ose .
5. Niseni funksionin EXTRA TIME MENU me butonin ose lëreni që të fillojë vetë
automatikisht pas 5 sekondash.
Do të afishohen caktimi i funksionit të furrës së bashku me kohëzgjatjen e re.
3 Procedura tjetër i përgjigjet një funksioni normal të furrës. Funksioni EXTRA TIME MENU
mund të rregullohet në çdo kohë.