User manual

përzgjedhje këshillohet për njerëzit që janë
alergjikë ndaj detergjenteve si dhe për zonat
ku uji është shumë i butë.
Butoni Aktivizo Ndërprit
Ky buton ju mundëson aktivizimin ose
ndërprerjen e programit të përzgjedhur.
Butoni i shtyrjes së fillimit të programit
Programi mund të shtyhet nga 30 min - 60
min - 90 min, 2 orë dhe më pas duke lëvizur
me hapa 1 orësh deri në një maksimum prej
20 orësh me anë të këtij butoni.
Drita treguese e derës së kyçur
Drita treguese 9 ndizet kur fillon programi dhe
tregon nëse dera mund të hapet:
drita ndezur: dera nuk mund të hapet.
Pajisja është në punë ose ka ndaluar me
ujë të ngelur në kazan.
drita fikur: dera mund të hapet. Programi ka
mbaruar ose uji është zbrazur plotësisht.
drita duke pulsuar: dera do të hapet pas
pak minutash.
Ekrani (10)
10.1 10.2
Në ekran shfaqen të dhënat e mëposhtme:
10.1: Bllokimi për fëmijët
Ky mekanizëm ju mundëson ta lini pajisjen pa
mbikëqyrje gjatë funksionimit të saj.
10.2:
Kohëzgjatja e programit të përzgjedhur
Pasi të keni përzgjedhur një program,
kohëzgjatja shfaqet në orë dhe minuta (për
shembull
). Kohëzgjatja llogaritet
automatikisht në bazë të ngarkesës
maksimale të këshilluar për çdo lloj tekstili.
Pasi të fillojë programi, koha e mbetur do
përditësohet çdo minutë.
Shtyrja e programit
Shtyrja e përzgjedhur e kohës e vendosur
nëpërmjet shtypjes së butonit përkatës,
shfaqet në ekran për pak sekonda, më pas
do të shfaqet kohëzgjatja e programit të
përzgjedhur. Vlera e kohës së shtyrë
zvogëlohet me nga një njësi për çdo orë
dhe më pas, kur mbetet vetëm 1 orë, koha
zvogëlohet për çdo minutë.
Kodet e alarmit
Në rast të problemeve të funksionimit,
mund të shfaqen disa kode alarmi, për
shembull
(shihni kapitullin "Si të
veprojmë nëse...").
Zgjedhja e një opsioni të gabuar
Nëse është zgjedhur një opsion që nuk
përputhet me programin e zgjedhur të
larjes, në fund të ekranit do të shfaqet një
mesazh Errr pak sekonda. Drita e kuqe
e integruar e butonit 5 fillon të pulsojë.
Përfundimi i programit
Kur mbaron programi, shfaqet një zero
pulsuese (
). Drita treguese e butonit 9
dhe drita treguese e butonit 5 fiken. Dera
mund të hapet.
Përdorimi i parë
Sigurohuni që lidhjet elektrike dhe ato
hidraulike të jenë në përputhje me
udhëzimet e instalimit.
Hiqni nga kazani çdo kallëp
bukëpeshku apo çdo lloj materiali
tjetër.
Hidhni 2 litra me ujë në dhomëzën e
larjes kryesore
të sirtarit të
detergjentit për të aktivizuar valvulën
ECO. Pastaj kryeni një cikël të
pambuktash me temperaturën më të
lartë pa futur asnjë rrobë në pajisje,
për të mënjanuar mbetjet e prodhimit
nga tamburi dhe kazani. Hidhni 1/2 e
masës së detergjentit në dhomëzën e
larjes kryesore dhe ndizni pajisjen.
8
www.zanussi.com