User manual

Gjatë punës së pajisjes është e mundur që
drita treguese e kuqe e butonit 5 të pulsojë,
një nga kodet e mëposhtëm të alarmit shfaqet
në ekran dhe do të dëgjohen disa sinjale
akustike çdo 20 sekonda për të treguar se
pajisja nuk po punon:
: problem me furnizimin me ujë.
: problem me shkarkimin e ujit.
: dera është e hapur.
Pasi të jetë eliminuar problemi, shtypni
butonin 5 për të rifilluar programin. Nëse
problemi vazhdon edhe pas të gjitha
kontrolleve, kontaktoni me Qendrën lokale të
Shërbimit.
Problemi Shkaku i mundshëm/ Zgjidhja
Pajisja nuk ndizet:
Dera nuk është mbyllur.
Mbylleni derën mirë.
Spina nuk është futur mirë në prizë.
Vendoseni spinën mirë në prizë.
Nuk ka rrymë në prizë.
Kontrolloni instalimet elektrike të shtëpisë suaj.
Siguresa kryesore është djegur.
Zëvendësoni siguresën.
Çelësi përzgjedhës nuk është vendosur mirë në pozicion dhe butoni 5
nuk është shtypur.
Ju lutemi rrotullojeni çelësin përzgjedhës të programeve dhe
shtypni butonin 5 sërish.
Është përzgjedhur funksioni i vonimit të nisjes.
Nëse do t'i lani rrobat menjëherë, anuloni funksionin e shtyrjes së
programit.
Bllokimi i sigurisë për fëmijët është aktivizuar.
Çaktivizoni bllokimin e sigurisë për fëmijët.
Pajisja nuk mbushet me ujë:
Rubineti i ujit është i mbyllur.
Hapni rubinetin e ujit.
Zorra e hyrjes së ujit është shtypur ose përthyer.
Kontrolloni lidhjen e zorrës së hyrjes së ujit.
Është bllokuar filtri në zorrën e hyrjes së ujit ose filtri i valvulës së
hyrjes së ujit.
Pastroni filtrat në tubin e hyrjes së ujit. (Shihni paragrafin "Pastrimi i
filtrave të hyrjes së ujit" për hollësi të mëtejshme).
Dera nuk është mbyllur mirë.
Mbylleni derën mirë.
Pajisja nuk zbraz ujin dhe/ose
nuk centrifugon:
Zorra e shkarkimit të ujit është shtypur ose përthyer.
Kontrolloni lidhjen e zorrës së shkarkimit të ujit.
Filtri i shkarkimit është bllokuar.
Pastroni filtrin e shkarkimit.
Keni përzgjedhur një opsion ose program që mbaron me ujin akoma
në kazan ose që i mënjanon të gjitha fazat e centrifugimit.
Përzgjidhni programin për shkarkim ose centrifugim.
Rrobat nuk janë shpërndarë njëtrajtësisht në kazan.
Rishpërndani rrobat.
21
www.zanussi.com