User manual

Kujdesi dhe pastrimi
Paralajmërim Duhet TË SHKËPUTNI
pajisjen nga ushqimi me energji, përpara
se ta pastroni atë apo të kryeni procese
mirëmbajtjeje.
Zbutja e ujit
Uji që përdorim normalisht përmban gëlqere.
Nuk do të ishte keq që herë pas herë të
përdorni në pajisje pluhur zbutës për ujin.
Bëjeni këtë veçmas procesit të larjes
teshave, dhe duke ndjekur udhëzimet e
prodhuesit të pluhurit zbutës. Kjo do t'ju
ndihmojë të parandaloni formimin dhe
depozitimeve të gëlqeres.
Pastrimi i jashtëm
Pastroni pjesën e jashtme të pajisje vetëm me
ujë dhe sapun, dhe më pas thajeni atë mirë.
Pastrimi i sirtarit të detergjentit
Sirtari i pluhurit larës dhe i solucioneve shtesë
duhet të pastrohet rregullisht.
Nxirreni jashtë
sirtarin duke e
shtypur kapësen me
drejtim poshtë dhe
duke e tërhequr atë
jashtë. Lajeni duke e
lënë në ujë
rrjedhshëm rubineti,
për të hequr çdo
mbetje të
grumbulluar pluhuri
larës.
Për të ndihmuar
pastrimin, pjesa e
sipërme e dhomëzës
së produkteve
suplementare duhet
të hiqet.
Pastrimi i zgavrës së sirtarit
Pasi të keni hequr
sirtarin, përdorni një
furçë të vogël për
pastruar zgavrën,
duke u siguruar që të
pastroni gjithë
mbetjet e pluhurit
larës nga pjesa e
sipërme dhe ajo e
poshtme e zgavrës
ku futet sirtari.
Rivendoseni në vend sirtarin dhe kryeni një
program shpëlarjeje pa tesha brenda.
Pastrimi i pompës
Pompa duhet të inspektohet rregullisht dhe
veçanërisht nëse:
pajisja nuk zbraz ujin dhe/ose nuk
centrifugon;
pajisja bën një zhurmë të pazakontë gjatë
zbrazjes, për shkak të objekteve të tilla si
paramane, monedha, etj. që bllokojnë
pompën;
është diktuar një problem me zbrazjen e ujit
(shihni kapitullin "Si të veprojmë nëse..."
për më shumë hollësira).
Paralajmërim Përpara se të hapni derën
e pompës, fikeni pajisjen dhe shkëputeni
nga priza.
Veproni si më poshtë:
Hiqni spinën nga priza.
Nëse është e nevojshme, prisni derisa uji të
jetë ftohur.
18
www.zanussi.com