User manual

nga tamburi dhe kazani. Hidhni 1/2 e
masës së detergjentit në dhomëzën e
larjes kryesore dhe ndizni pajisjen.
Personalizimi
Sinjalet akustike
Pajisja është e pajisur me një sinjalizues
akustik, i cili tingëllon në rastet e mëposhtme:
në përfundim të ciklit
nëse ka defekt.
Duke shtypur butonat 4 dhe 5 njëkohësisht
për afro 6 sekonda, sinjali akustik
çaktivizohet (përveç rasteve të problemeve
në funksionim). Duke shtypur përsëri këto 2
butona, sinjali akustik riaktivizohet.
Siguria për fëmijët
Ky mekanizëm ju lejon ta lini pajisjen vetëm,
pra nuk keni pse shqetësoheni se fëmijët
mund të lëndohen apo të dëmtojnë pajisjen.
Ky funksion mbetet aktiv edhe kur lavatriçja
nuk është në punë.
Këtë opsion mund ta cilësoni në dy mënyra të
ndryshme:
1. Para se të shtypni butonin 7: do të jetë e
pamundur të ndizni pajisjen.
2. Pasi të shtypni butonin 7: do të jetë e
pamundur të ndryshoni ndonjë program
apo përzgjedhje tjetër.
Për të aktivizuar ose çaktivizuar këtë opsion,
shtypni njëkohësisht për rreth 6 sekonda
butonat 2 dhe 3 derisa në ekran të shfaqet
ose të zhduket ikona
.
Përdorimi I përditshëm
Futja e rrobave në pajisje
Hapni derën duke e
tërhequr derën me
kujdes nga jashtë
duke e kapur nga
doreza. Vendosni
rrobat në kazan, një
nga një, duke i
shkartisur ato sa më
shumë të mundeni.
Mbylleni derën.
Sigurohuni që të
mos mbeten rroba
ndërmjet guarnicionit
dhe derës. Ekziston
rreziku i rrjedhjes së
ujit ose i dëmtimit të
rrobave.
Matni sasinë e duhur të detergjentit
dhe zbutësit të rrobave
Tërhiqni jashtë sirtarin e detergjentit derisa
të ndalojë. Matni sasinë e duhur të
detergjentit, hidheni atë në dhomëzën
kryesore
ose në dhomëzën përkatëse
nëse programi/përzgjedhja e zgjedhur e
kërkon një gjë të tillë(shihni më shumë
detaje në paragrafin "Sirtari i detergjentit").
Nëse është e nevojshme, hidhni zbutësin e
rrobave në dhomëzën me shenjën
(sasia e përdorur nuk duhet të tejkalojë
shenjën "MAX" tek sirtari). Mbylleni derën
me kujdes.
8