User manual

Problemi Shkaku i mundshëm/ Zgjidhja
Në dysheme ka rrjedhur
ujë:
Keni hedhur shumë detergjent ose po përdorni detergjent të
papërshtatshëm (që krijon shumë shkumë).
Pakësoni sasinë e detergjentit ose përdorni një tjetër.
Kontrolloni nëse ka rrjedhje nga një prej lidhjeve të zorrës së
hyrjes së ujit. Nuk është gjithmonë e thjeshtë ta dalloni një gjë
të tillë pasi uji rrjedh poshtë nëpër zorrë; kontrolloni nëse
zorra është e lagur.
Kontrolloni lidhjen e zorrës së hyrjes të ujit.
Është dëmtuar zorra e shkarkimit ose ajo e hyrjes së ujit.
Zëvendësojeni atë me një të re.
Tapa e zorrës së shkarkimit të ujit në rast emergjence nuk
është vënë në vend, ose filtri nuk është vidhosur si duhet
mbas pastrimit.
Rivendosni tapën në zorrën e shkarkimit të ujit në rast
emergjence ose vidhoseni filtrin plotësisht.
Rezultate të pakënaqshme
larjeje:
Është hedhur shumë pak detergjent ose përdorur detergjent i
papërshtatshëm.
Shtoni sasinë e detergjentit ose përdorni një lloj tjetër.
Njollat e forta nuk janë trajtuar paraprakisht përpara larjes.
Përdorni produkte të përshtatshme për të trajtuar njollat e
vështira.
Nuk është zgjedhur temperatura e duhur.
Kontrolloni nëse keni përzgjedhur apo jo temperaturën e
duhur.
Keni futur shumë rroba.
Pakësoni ngarkesën e rrobave.
Dera nuk hapet:
Programi është ende duke u kryer.
Prisni deri në përfundim të ciklit të larjes.
Nuk është zhbllokuar ende bllokimi i derës.
Prisni derisa drita treguese 9 të fiket.
Në kazan ka ujë.
Përzgjidhni programin e shkarkimit ose të centrifugimit për
të zbrazur ujin.
Pajisja dridhet dhe bën
zhurmë:
Nuk keni hequr bulonat e transportit dhe materialet e
paketimit.
Kontrolloni nëse pajisja është instaluar në rregull.
Këmbët mbështetëse nuk janë rregulluar
Kontrolloni nëse pajisja është niveluar mirë.
Rrobat nuk janë shpërndarë njëtrajtësisht në kazan.
Rishpërndani rrobat.
Ka mundësi që brenda në kazan të ketë shumë pak rroba.
Futni më shumë rroba.
22