User manual

Kontrolloni me kujdes nëse helika e
pompës rrotullohet (rrotullohet me dridhje).
Në qoftë se nuk rrotullohet, lidhuni me
Qendrën e Shërbimit.
Vendoseni përsëri tapën në zorrën
zbrazëse të urgjencës dhe futeni zorrën në
folenë e vet.
Rivendoseni filtrin
pompë duke e futur
sipas drejtuesve të
veçanta. Vidhoseni
kapakun e pompës
fort duke e rrotulluar
në drejtimin e
akrepave të orës.
Mbyllni derën e
pompës.
Kujdes Kur pajisja është në përdorim
dhe në varësi të programit të
përzgjedhur, në pompë mund të ketë ujë të
nxehtë.
Mos e çmontoni asnjëherë pompën gjatë një
cikli larjeje, por prisni gjithmonë derisa pajisja
të ketë përfunduar ciklin dhe të jetë
boshatisur. Kur vendosni sërish kapakun e
pompës, sigurohuni që të jetë shtrënguar
mirë për të shmangur rrjedhjet, si dhe që
fëmijët e vegjël të mos të arrijnë ta
çmontojnë.
Pastrimi i filtrave të hyrjes së ujit
E rëndësishme Në rast se pajisja nuk
mbushet me ujë, nëse i duhet shumë kohë
për t'u mbushur, nëse butoni i nisjes pulson
me ngjyrë të verdhë ose ekrani (nëse ka një
të tillë) afishon alarmin përkatës (shihni
kapitullin “Si të veprojmë nëse...” për hollësi
të mëtejshme), kontrolloni nëse filtrat e hyrjes
së ujit janë bllokuar.
Për të pastruar filtrat e hyrjes së ujit:
Mbyllni rubinetin e
ujit.
Zhvidhosni tubin
nga tapa.
Pastroni filtrin në
tub me një furçë të
fortë.
Vidhosni tubin përsëri te tapa. Sigurohuni
që lidhja të jetë shtrënguar mirë.
Zhvidhosni zorrën nga pajisja. Mbani një
leckë pranë pasi pak ujë mund të rrjedhë
jashtë.
Pastroni filtrin në valvul me një furçë të
ashpër ose me një leckë.
35°
45°
Vidhoseni sërish tubin në pajisje dhe
sigurohuni që lidhja të jetë bërë mirë.
Hapni rubinetin e ujit.
19