User manual

Nxirreni jashtë
sirtarin duke e
shtypur kapësen me
drejtim poshtë dhe
duke e tërhequr atë
jashtë. Lajeni duke e
lënë në ujë të
rrjedhshëm rubineti,
për të hequr çdo
mbetje të
grumbulluar pluhuri
larës.
Për të ndihmuar
pastrimin, pjesa e
sipërme e dhomëzës
së produkteve
suplementare duhet
të hiqet.
Pastrimi i zgavrës së sirtarit
Pasi të keni hequr
sirtarin, përdorni një
furçë të vogël për të
pastruar zgavrën,
duke u siguruar që
të pastroni gjithë
mbetjet e pluhurit
larës nga pjesa e
sipërme dhe ajo e
poshtme e zgavrës
ku futet sirtari.
Rivendoseni në vend sirtarin dhe kryeni një
program shpëlarjeje pa tesha brenda.
Pastrimi i pompës
Pompa duhet të inspektohet rregullisht dhe
veçanërisht nëse:
pajisja nuk zbraz ujin dhe/ose nuk
centrifugon;
pajisja bën një zhurmë të pazakontë gjatë
zbrazjes, për shkak të objekteve të tilla si
paramane, monedha, etj. që bllokojnë
pompën;
është diktuar një problem me zbrazjen e
ujit (shihni kapitullin "Si të veprojmë
nëse..." për më shumë hollësira).
Paralajmërim Përpara se të hapni derën
e pompës, fikeni pajisjen dhe shkëputeni
nga priza.
Veproni si më poshtë:
Hiqni spinën nga priza.
Nëse është e nevojshme, prisni derisa uji
të jetë ftohur.
Hapni derën e
pompës.
Vendosni një enë
afër pompës për të
mbledhur derdhjet.
Nxirreni jashtë
zorrën zbrazëse të
emergjencës,
vendoseni në enë
dhe hiqjani tapën.
Kur nuk del më ujë jashtë, zhvidhosni
pompën duke e rrotulluar në drejtimin e
kundërt të akrepave të orës, dhe hiqni filtrin.
Përdorni pinca, nëse është e nevojshme.
Mbani gjithmonë një leckë pranë për të
fshirë çdo rrjedhje uji gjatë heqjes së
kapakut.
Pastrojeni filtrin me ujë të rrjedhshëm, për
të hequr papastërtitë.
Hiqni sendet e huaja
dhe pushin nga
foleja e pompës dhe
nga helika e
pompës.
18