User manual

shenjë të mbetur, trajtojeni më pas me
zbardhues.
Bojë shkrimi: në varësi të llojit të bojës,
lyejeni teshën fillimisht me aceton
1)
, e më
pas me acid acetik; trajtojini çdo shenja të
mbetura mbi teshat e bardha, me zbardhues
dhe më pas shpëlajini ato mirë.
Njolla zifti: trajtojini fillimisht me heqës
njollash, tretës boje ose benzinë, dhe më pas
fërkojeni me pastë detergjente.
Detergjentet dhe produktet
suplementare
Rezultatet e mira të larjes varen gjithashtu
edhe nga detergjenti i zgjedhur dhe përdorimi
i saktë i sasive, për të shmangur
shpërdorimin dhe për të mbrojtur ambientin.
Edhe pse shpërbëhen biologjikisht,
detergjentet përmbajnë substanca, të cilat në
sasi të mëdha mund të çrregullojnë ekuilibrin
delikat të natyrës.
Zgjedhja e detergjentit të përshtatshëm varet
edhe nga lloji i teshave (delikate, të leshta, të
pambukta, etj.), nga ngjyra, nga temperatura
e larjes si dhe nga shkalla e ndotjes.
Të gjitha detergjentet e disponueshme në
treg për larjen në lavatriçe, mund të përdoren
në këtë pajisje:
detergjentet në trajtë pluhuri për të gjitha
llojet e teshave
detergjentet në trajtë pluhuri për teshat
delikate (60°C maksimumi) dhe të leshtat
detergjentet në trajtë lëngu, mundësisht
për programe me temperatura të ulëta
(60°C maksimumi) për të gjitha llojet e
teshave, ose të posaçme vetëm për të
leshtat.
Detergjenti dhe çdo produkt suplementar
duhet të vendoset në dhomëzën e posaçme
të sirtarit, përpara se të filloni programin e
larjes.
Nëse përdorni detergjente të lëngët, duhet të
përzgjidhni një program pa paralarje.
Pajisja juaj përmban një sistem ri-qarkullimi
që mundëson përdorimin optimal të
detergjentit të përqendruar (koncentrat).
Ndiqni këshillat e prodhuesit të produktit
lidhur me sasitë e përdorimit dhe mos e
tejkaloni shenjën "MAX" në sirtarin e
dhomëzës së detergjentit.
Sasia e detergjentit që duhet përdorur
Lloji dhe sasia e detergjentit varen edhe nga
lloji i teshave, sasia e ngarkesës, nga shkalla
e ndotjes së teshave si dhe nga fortësia e ujit
të përdorur.
Ndiqni udhëzimet e prodhuesit të produktit
lidhur me sasitë që duhet të përdorni.
Përdorni më pak detergjent, nëse:
po lani një sasi të vogël teshash
teshat nuk janë shumë të ndotura
formohet shumë shkumë gjatë larjes.
Shkallët e fortësisë së ujit
Fortësia e ujit klasifikohet në "gradë" fortësie.
Të dhëna mbi fortësinë e ujit në zonën tuaj
mund të merrni pranë kompanisë së
ujësjellësit, ose nga autoritetet tuaja lokale.
Nëse shkalla e fortësisë së ujit është
mesatare ose e lartë ne u sugjerojmë të
shtoni zbutës uji duke ndjekur gjithmonë
udhëzimet e prodhuesit. Kur shkalla e
fortësisë është e butë, rirregulloni sasinë e
detergjentit.
13