User manual

3. Zvogëloni shpejtësinë e centrifugimit
nëse është nevoja, duke shtypur butonin
përkatës.
4. Shtypni butonin 7.
Në përfundim të programit, dera shkyçet dhe
mund të hapet. Rrotulloni çelësin
përzgjedhës të programit te pozicioni
për
të fikur pajisjen.
Nxirrni rrobat nga kazani i lavatriçes dhe
kontrolloni që kazani të jetë bosh. Nëse nuk
keni ndërmend të kryeni një larje tjetër,
mbyllni rubinetin e ujit. Lini derën hapur për
shmangur formimin e mykut dhe të erërave të
pakëndshme.
Pezullim: pasi programi të kete përfunduar
pas pak minutash, do të aktivizohet sistemi i
kursimit të energjisë. Ndriçimi i ekranit është
ulur. Duke shtypur çdo buton, pajisja do të
dalë nga statusi i kursimit të energjisë.
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme
Klasifikimi i teshave.
Ndiqni simbolet e kodeve të larjes mbi
etiketat e teshave si dhe udhëzimet e
prodhuesit për larjen. Klasifikojini teshat si
më poshtë: të bardha, me ngjyra, sintetike,
delikate, të leshta.
Përpara se të fusni brenda teshat
Mos i lani asnjëherë teshat e bardha dhe ato
me ngjyrë bashkë. Të bardhat mund të
humbasin "bardhësinë" gjatë larjes.
Teshat e reja me ngjyra mund të zbehen
gjatë larjes së parë; për këtë arsye ato duhen
larë veç e veç herën e parë.
Kopsitni këllëfët e jastëkëve, mbyllni
zinxhirët, tokëzat dhe sustat. Lidhni mirë
fjongot dhe shiritat e gjatë.
Njollat e vështira hiqini përpara se t'i lani në
lavatriçe.
Fërkojini zonat e ndotura shumë me një
detergjent të veçantë ose pastë detergjenti.
Trajtojini perdet me një kujdes të veçantë.
Hiqini tokëzat ose futini në një qeskë apo
rrjetë.
Heqja e njollave
Njollat kokëforta mund të mos hiqen thjesht
me ujë dhe detergjent. Për këtë arsye, është
e këshillueshme t'i trajtoni ato paraprakisht
përpara larjes në lavatriçe.
Gjak: trajtojini njollat e freskëta me ujë të
ftohtë. Për njollat e thara, lërini gjithë natën
në ujë me detergjent të posaçem më pas
fërkojini me ujin me sapun.
Bojëra vaji: njomini me heqës njollash me
bazë benzine, vendoseni teshën mbi një
copë të butë dhe lyejeni njollën; trajtojeni disa
herë.
Njolla yndyre të thara: njomini me heqën
terpentinë, vendoseni teshën mbi një
sipërfaqe të butë dhe lyejeni njollën me majat
e gishtërinjve dhe një copë pambuku;
Ndryshk: acid oksalik i shkrirë në ujë të
nxehtë ose një produkt që heq ndryshkun i
përdorur i ftohtë. Bëni kujdes me njollat e
ndryshkut që nuk janë të freskëta, pasi
struktura celuloze do të jetë dëmtuar tashmë
dhe në copë mund të krijohet një vrimë.
Njolla balte: trajtojini me zbardhues,
shpëlajini mirë (vetëm të bardhat dhe ato me
ngjyra që nuk e humbasin ngjyrën).
Yndyrë: sapunisini lehtë dhe trajtojini me
zbardhues (vetëm të bardhat dhe ato me
ngjyra që nuk e humbasin ngjyrën).
Bojë stilolapsi dhe ngjitëse (zamk):
njomeni me aceton
1)
, vendoseni teshën mbi
një leckë të butë dhe lyejeni bojën.
Buzëkuq: njomeni me aceton si më sipër,
më pas trajtojini njollat me tretës boje. Çdo
shenjë të mbetur, trajtojeni më pas me
zbardhues.
Verë e kuqe: futeni në ujë me detergjent,
shpëlajeni dhe trajtojeni me acid acetik ose
citrik, e më pas shpëlajeni me ujë. Çdo
1) mos përdorni aceton mbi teshat prej mëndafshi artificial
12