User manual

1. Përzgjidhni programin dhe opsionet e
dëshiruara.
2. Zgjidhni shtyrjen e programit duke
shtypur butonin 8.
3. Shtypni butonin 7:
- pajisja fillon numërimin mbrapsht të
orëve.
- programi do të fillojë pasi të ketë
përfunduar shtyrja e zgjedhur e
programit.
Anulimi i shtyrjes së programit mbasi e keni
nisur programin:
1. Vendoseni lavatriçen në PAUZË duke
shtypur butonin 7.
2. Shtypni butonin 8 një herë. Në ekran do
të shfaqet
'.
3. Shtypni përsëri butonin 7 për të filluar
programin.
E rëndësishme
Shtyrja e përzgjedhur mund të ndryshohet
vetëm mbasi ta përzgjidhni programin e
larjes përsëri.
Dera do të bllokohet gjatë gjithë kohës së
shtyrjes. Nëse doni të hapni derën, së pari
duhet ta vendosni lavatriçen në PAUZË
duke shtypur butonin 7 dhe të prisni disa
minuta përpara se ta hapni atë. Mbasi të
keni mbyllur derën, shtypni përsëri të njëjtin
buton.
E rëndësishme Shtyrja e programit nuk
mund të zgjidhet me programin e shkarkimit.
Ndryshimi i një opsioni ose i një
programi në proces
Është e mundur të ndryshohen disa opsione
para se programi t’i kryejë ato.
Përpara se të bëni ndonjë ndryshim, duhet të
vendosni lavatriçen në pauzë duke shtypur
butonin 7.
Ndryshimi i një programi në proces është i
mundur vetëm duke e rivendosur atë.
Rrotullojeni çelësin përzgjedhës të
programeve në
, e më pas te pozicioni i
programit të ri. Nisni programin e ri duke
shtypur butonin 7 sërish.
Uji larës në kazanin e lavatriçes nuk do të
zbrazet.
Ndërprerja e një programi
Shtypni butonin 7 për të ndërprerë një
program në proces, drita përkatëse treguese
e gjelbër do të fillojë të pulsojë. Shtypni
sërish butonin për rifilluar programin.
Anulimi i një programi
Rrotulloni çelësin përzgjedhës tek pozicioni
për të anuluar një program në proces.
Tani mund të zgjidhni një program të ri.
Hapja e derës pasi të ketë nisur
programi
Vendoseni pajisjen në pauzë duke shtypur
butonin 7.
Nëse drita treguese 9 pulson dhe pas pak
minutash fiket, dera e pajisjes mund te hapet.
Nëse drita treguese 9 mbetet e ndezur, do të
thotë se pajisja është duke ngrohur ujin ose
se niveli i ujit është shumë i lartë. Në çdo
rast, mos provoni ta hapni derën me forcë!
Nëse nuk mund ta hapni derën por duhet ta
bëni këtë, duhet të fikni pajisjen duke
rrotulluar çelësin përzgjedhës në
. Dera
mund të hapet pas pak minutash.
(Kushtojini kujdes nivelit të ujit dhe
temperaturës!).
Pasi ta mbyllni derën, duhet ta përzgjidhni
programin dhe opsionet sërish dhe të shtypni
butonin 7.
Në përfundim të programit
Pajisja ndalon automatikisht. Do të dëgjohet
një sinjal akustik dhe në ekran shfaqet n
që pulson. Drita treguese e butonit 7 dhe
drita treguese e butonit 9 fiken.
Po të keni zgjedhur një program ose një
opsion që përfundon duke lënë ujë në kazan,
drita treguese 9 qëndron e ndezur. Dera
mbetet e bllokuar, për t'ju treguar se uji në
kazan duhet zbrazur. Gjatë kësaj kohe,
kazani vazhdon të rrotullohet në intervale të
rregullta deri në shkarkimin e ujit.
Ndiqni udhëzimet e mëposhtme për të
zbrazur ujin:
1. Rrotullojeni çelësin e përzgjedhjes së
programeve në
.
2. Përzgjidhni programin për shkarkim ose
centrifugim.
11