User manual

Paralajmërim Mos e përdorni ndarësen
në pozicionin "POSHTË" me:
Detergjente xhelatinozë ose detergjente
me lëng të trashë.
Detergjent pluhur.
Me programe me paralarje.
Mos përdorni detergjent të lëngshëm nëse
programi i larjes nuk fillon menjëherë.
Në këto raste përdorni ndarësen në
pozicionin "POSHTË".
Zgjidhni programin e dëshiruar duke
përdorur çelësin e zgjedhjes së
programeve (1)
Rrotullojeni çelësin përzgjedhës të programit
te programi i dëshiruar.
Drita e gjelbër treguese e butonit 7 fillon të
pulsojë. Çelësi përzgjedhës mund
rrotullohet si në drejtim të akrepave të orës
ashtu edhe në drejtim të kundër të akrepave
të orës.
Rrotulloni çelësin e programeve në pozicionin
për të rivendosur programin/për të kaluar
pajisjen në pozicionin FIKUR.
Në përfundim të programit, çelësi
përzgjedhës duhet të kthehet në
pozicionin
, për të fikur pajisjen.
E rëndësishme Nëse e ktheni çelësin e
zgjedhjes së programit në një program tjetër
kur pajisja është në punë, drita treguese e
kuqe e butonit 7 do të pulsojë 3 herë dhe do
të shfaqet mesazhi Err për të treguar një
përzgjedhje të gabuar. Pajisja nuk do ta
kryejë programin e ri të përzgjedhur.
Zgjidhni shpejtësinë e rrotullimit duke
shtypur butonin 2
Kur zgjidhni programin e kërkuar, pajisja juaj
automatikisht propozon shpejtësinë
maksimale të centrifugimit për atë program.
(Për shpejtësitë maksimale të lejuara të
centrifugimit shihni "Programet e larjes").
Shtypeni këtë buton disa herë për të
ndryshuar shpejtësinë e centrifugimeve, nëse
dëshironi që rrobat tuaja të centrifugohen me
shpejtësi të ndryshme. Drita përkatëse
ndriçon.
Zgjidhni përzgjedhjen e
disponueshme duke shtypur butonat
3, 4, 5 dhe 6
Në varësi të programit, ju mund të kombinoni
funksione të ndryshme. Këto duhet të
përzgjidhen vetëm pasi të zgjidhni programin
e dëshiruar dhe përpara se nisni programin.
Kur shtypen këto butona, dritat treguese
korrespondues ndriçojnë. Kur shtypen
përsëri, dritat treguese fiken. Nëse zgjidhet
një opsion i gabuar, drita treguese e kuqe e
integruar e butonit 7 pulson 3 herë dhe
shfaqet mesazhi Err.
Për përputhshmërinë midis programeve të
larjes dhe përzgjedhjeve, referojuni kapitullit
"Programet e larjes".
Nisni programin duke shtypur butonin
7
Për të startuar programin e zgjedhur, shtypni
këtë butonin; drita përkatëse treguese e
gjelbër do të ndalojë së pulsuari.
Drita treguese 9 shfaqet në ekran për të
treguar që pajisja fillon funksionimin dhe dera
bllokohet.
Nëse keni zgjedhur shtyrjen e fillimit të
programit, pajisja do të fillojë numërimin
mbrapsht.
E rëndësishme Nëse është zgjedhur një
opsion i pasaktë, mesazhi Err shfaqet për
pak sekonda dhe drita e kuqe treguese e
këtij butoni pulson 3 herë.
Zgjidhni Shtyrjen e programit duke
shtypur butonin 8
Para se ta nisni programin, në qoftë se
dëshironi ta vononi nisjen, shtypeni këtë
buton për të përzgjedhur vonimin e dëshiruar.
Vlera kohore e shtyrjes së zgjedhur të
programit do të shfaqet në ekran për pak
sekonda, më pas kohëzgjatja e programit do
të shfaqet sërish.
Ju duhet të zgjidhni këtë opsion pasi të keni
vendosur programin dhe përpara se të nisni
programin.
Ju mund të anuloni apo ndryshoni shtyrjen e
programit, përpara se të shtypni butonin 7.
Përzgjidhja e shtyrjes së programit:
10