SQ Udhëzimet për përdorim 2 Lavatriçe ZWG 385 ZWG 3105
Përmbajtja Të dhëna për sigurinë _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 2 Përshkrim i produktit _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 4 Paneli I kontrollit _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 5 Përdorimi i parë _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 7 Përdorimi I përditshëm _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 7 Udhëzime dhe këshilla të nevojshme _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 9 Programet e larjes _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 11 Si të veprojmë nëse… _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ Të dhëna teknike _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ Vlerat e konsumit _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ Kujdesi dhe pastrimi _
• Në asnjë rast mos u përpiqni të riparoni pajisjen vetë. Riparimet e kryera nga persona pa përvojë, do të shkaktojnë plagosje ose keqfunksionim serioz. Kontaktoni Qendrën lokale të Shërbimit. Këmbëngulni gjithmonë në përdorimin e pjesëve të këmbimit origjinale. Instalimi • Kjo pajisje është e rëndë. Duhet të bëni kujdes kur e zhvendosni atë. • Kur e shpaketoni pajisjen, kontrolloni që të mos jetë e dëmtuar. Nëse dyshoni, mos e përdorni dhe kontaktoni menjëherë Qendrën e Shërbimit.
• Sigurohuni që fëmijët ose kafshët shtëpiake të mos futen brenda në kazan. Për të shmangur rrezikun e bllokimit brenda çikrikut të fëmijëve ose kafshëve shtëpiake, pajisja ka një mekanizëm të posaçëm. Për ta aktivizuar këtë mekanizëm, rrotulloni butonin (pa e shtypur atë) brenda derës në drejtim orar derisa kanali të jetë horizontalisht. Nëse është e nevojshme përdorni një monedhë.
Sirtari i detergjentit Dhomëza e detergjentit për fazat e paralarjes dhe shpëlarjes ose për heqjen e njollave që përdoret gjatë fazës së veprimit kundër njollave (nëse është e pranishme). Detergjenti i paralarjes dhe shpëlarjes shtohet në fillim të programit të larjes. Heqësi i njollave shtohet gjatë fazës së veprimit kundër njollave. Dhomëza për detergjentin në trajtë pluhuri ose lëngu që përdoret për larjen kryesore. Nëse përdorni detergjent të lëngët, shtojeni atë përpara se të filloni programin.
7 Drita treguese Tabela e simboleve + Të pambuktat Shtrydhja me fazë paralarjeje I ftohtë Ekonomike Shpëlarje me pushim Sintetiket Përzgjedhjet Delikate Hekurosje e lehtë: Të leshta Shumë e shpejtë Larje me dorë Butoni Shpëlarje Shtesë Programe të posaçme Start/Pause Xhins Larja Program Intensiv për Sportivet Shpëlarjet + Shpëlarja ose shtrydhja Përfundimi Kullimi Çelësat e programit dhe temperaturës, butoni i shpejtësisë së rrotullimeve dhe përzgjedhjet përkatëse Çelësi përzgjedhës
Shpëlarja Shtesë Drita treguese (7) Kjo pajisje është projektuar për të kursyer energji. Nëse është e nevojshme të shpëlani teshat duke përdorur një sasi shtesë uji (shpëlarja shtesë), zgjidheni këtë përzgjedhje. Do të pasojnë disa shpëlarje shtesë. Kjo përzgjedhje këshillohet për njerëzit që janë alergjikë ndaj detergjenteve, si dhe për zonat ku uji është shumë i butë. Butoni Aktivizo Ndërprit Ky buton ju mundëson aktivizimin ose ndërprerjen e programit të përzgjedhur. Drita 7.
Tërhiqni jashtë sirtarin e detergjentit derisa të ndalojë. Matni sasinë e duhur të detergjentit, hidheni atë në dhomëzën ose në dhomëzën përkatëse kryesore nëse programi/përzgjedhja e zgjedhur e kërkon një gjë të tillë(shihni më shumë detaje në paragrafin "Sirtari i detergjentit"). Nëse është e nevojshme, hidhni zbutësin e rrobave në dhomëzën me shenjën (sasia e përdorur nuk duhet të tejkalojë shenjën "MAX" tek sirtari). Mbylleni derën me kujdes.
Shtypni sërish butonin për të rifilluar programin. Anulimi i një programi Rrotulloni çelësin përzgjedhës tek pozicioni për të anuluar një program në proces. Tani mund të zgjidhni një program të ri. Hapja e derës Pasi programi ka filluar procesin, dera bllokohet. Nëse për çdo lloj arsye, ju duhet ta hapni atë, kalojeni fillimisht pajisjen në PAUZË duke shtypur butonin 6 . Mbas pak minutash do të jetë e mundur të hapni derën.
Gjak: trajtojini njollat e freskëta me ujë të ftohtë. Për njollat e thara, lërini gjithë natën në ujë me detergjent të posaçem më pas fërkojini me ujin me sapun. Bojëra vaji: njomini me heqës njollash me bazë benzine, vendoseni teshën mbi një copë të butë dhe lyejeni njollën; trajtojeni disa herë.
Përdorni më pak detergjent, nëse: • po lani një sasi të vogël teshash • teshat nuk janë shumë të ndotura • formohet shumë shkumë gjatë larjes. Shkallët e fortësisë së ujit Fortësia e ujit klasifikohet në "gradë" fortësie. Të dhëna mbi fortësinë e ujit në zonën tuaj mund të merrni pranë kompanisë së ujësjellësit, ose nga autoritetet tuaja lokale. Nëse shkalla e fortësisë së ujit është mesatare ose e lartë ne u sugjerojmë të shtoni zbutës uji duke ndjekur gjithmonë udhëzimet e prodhuesit.
Programi Temperatura maksimale dhe minimale Përshkrimi i ciklit Shpejtësia maksimale e rrotullimit Ngarkesa maksimale e rrobave Lloji i teshave Përzgjedhjet TË PAMBUKTAT/PROGRAM EKONOMIK 4) 95°-40° Larje kryesore - Shpëlarje Shpejtësia maksimale e rrotullimeve 800 rpm për ZWG 385 Shpejtësia maksimale e rrotullimeve 1000 rpm për ZWG 3105 Ngarkesa maksimale 6 kg Të pambukta të bardha dhe që nuk u ikën ngjyra. Ky program mund të zgjidhet për tesha të pambukta me ndotje të lehtë ose normale.
Programi Temperatura maksimale dhe minimale Përshkrimi i ciklit Shpejtësia maksimale e rrotullimit Ngarkesa maksimale e rrobave Lloji i teshave SINTETIKE + PARALARJE 60°-I ftohtë Paralarje - Larje kryesore - Shpëlarje Shpejtësia maksimale e rrotullimeve 800 rpm për ZWG 385 Shpejtësia maksimale e rrotullimeve 900 rpm për ZWG 3105 Ngarkesa maksimale 3 kg - Ngarkesa e reduktuar 1,5 kg 1) Materiale sintetike ose të përziera: të brendshme, rroba me ngjyra, këmisha që nuk zgjerohen, bluza.
Programi Temperatura maksimale dhe minimale Përshkrimi i ciklit Shpejtësia maksimale e rrotullimit Ngarkesa maksimale e rrobave Lloji i teshave Përzgjedhjet LARJE ME DORË 40°-I ftohtë Larje kryesore - Shpëlarje Shpejtësia maksimale e rrotullimeve 800 rpm për ZWG 385 Shpejtësia maksimale e rrotullimeve 1000 rpm për ZWG 3105 Ngarkesa maks. 2 kg Program i veçantë për pëlhura delikate me simbolin e kujdesit "larje me dorë".
Programi Temperatura maksimale dhe minimale Përshkrimi i ciklit Shpejtësia maksimale e rrotullimit Ngarkesa maksimale e rrobave Lloji i teshave SHPËLARJE Shpëlarjet Shpejtësia maksimale e rrotullimeve 800 rpm për ZWG 385 Shpejtësia maksimale e rrotullimeve 1000 rpm për ZWG 3105 Ngarkesa maksimale 6 kg Me anë të këtij programi është e mundur të shpëlani dhe të shtrydhni teshat prej pambuku të cilat janë larë me dorë. Pajisja kryen tre shpëlarje, të ndjekura nga një rrotullim i gjatë përfundimtar.
Si të veprojmë nëse… Probleme të tilla vijnë si pasojë e mungesës së mirëmbajtjes së thjeshtë apo vëmendjes, çka mund të zgjidhet lehtë pa qenë nevoja të thërrisni një inxhinier. Përpara se të kontaktoni Qendrën lokale të Shërbimit, ju lutemi të kryeni kontrollet e mëposhtme. Gjatë punvs së pajisjes është e mundur që drita treguese e kuqe e butonit 6 pulson për të treguar që pajisja nuk është në punë. Pasi të jetë eliminuar problemi, shtypni butonin 6 për të rifilluar programin.
Problemi Pajisja nuk zbraz ujin dhe/ ose nuk shtrydh: Shkaku i mundshëm/zgjidhja Tubi i kullimit të ujit është i shtypur ose i përdredhur (drita e kuqe e butonit 6 pulson). • Kontrolloni lidhjen e tubit të kullimit të ujit. Filtri i kullimit është i bllokuar (drita e kuqe e butonit 6 pulson). • Pastroni filtrin e kullimit. Një opsion ose program që mbaron me ujin akoma në vaskë ose që eliminon të gjitha fazat e rrotullimit është zgjedhur. • Përzgjidhni programin e kullimit ose të shtrydhjes.
Problemi Shkaku i mundshëm/zgjidhja Pajisja dridhet dhe bën zhurmë: Bulonat e transportit dhe paketimet nuk janë hequr nga pajisja. • Kontrolloni nëse pajisja është instaluar në rregull. Këmbët mbështetëse nuk janë rregulluar • Kontrolloni nëse pajisja është niveluar mirë. Teshat nuk janë shpërndarë mirë brenda në kazan. • Rishpërndani mirë teshat. Ka mundësi që brenda në kazan të ketë shumë pak tesha. • Futni më shumë tesha në pajisje.
Të dhëna teknike Përmasat Gjerësia Lartësia Thellësia 60 cm 85 cm 63 cm Lidhja elektrike Të dhënat mbi lidhjen elektrike janë dhënë në pllakëzën e parametrave që ndodhet në pjesën e brendshme të derës së enëlarëses. Presioni i furnizimit me ujë Minimumi Maksimumi 0,05 MPa 0,8 MPa Ngarkesa Maksimale Të pambuktat 6 kg Shpejtësia e Rrotullimeve Maksimumi 800 rpm (ZWG 385) 1000 rpm (ZWG 3105) Vlerat e konsumit Programi Konsumi i energjisë (kWh) Konsumimi i ujit (litra) 2.
prodhuesit të pluhurit zbutës. Kjo do t'ju ndihmojë të parandaloni formimin dhe depozitimeve të gëlqeres. Pastrimi i jashtëm Pastroni pjesën e jashtme të pajisje vetëm me ujë dhe sapun, dhe më pas thajeni atë mirë. Pastrimi i sirtarit të detergjentit Sirtari i pluhurit larës dhe i solucioneve shtesë duhet të pastrohet rregullisht.
Vidhoseni pompën plotësisht me kujdes. Mbyllni derën e pompës. Kujdes Kur pajisja është në përdorim dhe në varësi të programit të përzgjedhur, mund të ketë ujë të nxehtë në pompë. Kështu, mos e çmontoni asnjëherë pompën gjatë një cikli larjeje, por prisni gjithmonë derisa pajisja të ketë përfunduar ciklin dhe të jetë boshatisur. Kur rivendosni kapakun, sigurohuni që të jetë shtrënguar mirë për të shmangur rrjedhje si dhe që fëmijët e vegjël të mos mund ta çmontojnë. • Zhvidhosni tubin nga pajisja.
• Mbyllni rubinetin e ujit. • nëse është e nevojshme, prisni derisa uji të jetë ftohur; • hapni derën e pompës; • Vendosni një tas në dysheme dhe vendosni fundin e tubit të zbrazjes së urgjencës në tas. Hiqni kapakun. Uji duhet të kullojë në tas si pasojë e forcës së gravitetit. Kur tasi është mbushur plot, vendosni sërish kapakun në tub. Zbrazni tasin.
Pozicionimi i pajisjes Instalojeni pajisjen mbi një dysheme të fortë e të sheshtë. Sigurohuni që qarkullimi i ajrit rreth e qark pajisjes së mos pengohet nga tapete, qilima, etj. Kontrolloni që pajisja të mos prekë murin apo njëri të tjera në kuzhinë. Niveloni lavatriçen duke ngritur ose ulur këmbëzat. Këmbëzat mund të jenë pak të forta për t'u rregulluar, pasi përmbajnë një dado vetë-mbërthyese, por pajisja DUHET të jetë e niveluar dhe e qëndrueshme.
Në këtë rast, sigurohuni që gryka e tubit të mos lirohet kur pajisja është duke u zbrazur. Kjo mund të bëhet duke e lidhur atë me rubinit me një copë spango ose duke e ngjitur atë pas murit. Në mekanizmin e tubave kullues të lavapjatës . Ky mekanizëm duhet të jetë mbi lak në mënyrë që laku të jetë të paktën 60 cm mbi tokë. Direkt në tubin e kullimit në një lartësi jo më të vogël se 60 cm dhe jo më të madhe se 90 cm. Gryka e zorrës kulluese duhet të ajroset gjithmonë, p.sh.
www.zanussi.