User manual

Kur përdoret, pajisja nxehet nga brenda. Mos i prekni
elementet e nxehjes që gjenden në pajisje. Përdorni
gjithmonë doreza furre për të hequr ose për të futur
aksesorët ose enët në furrë.
Përpara punimeve të mirëmbajtjes, shkëputni furnizimin me
rrymë elektrike.
Në mënyrë që të shmangni mundësinë e goditjes elektrike,
sigurohuni që pajisja të jetë e fikur përpara se të
zëvendësoni llambën.
Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar pajisjen.
Mos përdorni pastrues gërryes të fortë ose kruajtëse të
mprehta metalike për të pastruar xhamin e derës, sepse këto
mund të gërvishtin sipërfaqen, gjë e cila mund të rezultojë në
krisjen e xhamit.
Nëse kablloja e ushqimit është e dëmtuar, ajo duhet
zëvendësuar nga prodhuesi, Qendra e Autorizuar e
Shërbimit ose persona me kualifikim të ngjashëm, për të
shmangur rreziqet.
Për të hequr mbështetëset e rafteve, nxirrni fillimisht jashtë
pjesën e përparme të mbështetëses së raftit dhe pastaj
pjesën e pasme nga paretet anësore. Montojini
mbështetëset e rafteve në rendin e kundërt.
Udhëzimet për sigurinë
Instalimi
PARALAJMËRIM!
Vetëm një person i kualifikuar
duhet ta instaloj këtë pajisje.
Hiqni të gjithë paketimin
Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje
të dëmtuar.
Zbatoni udhëzimet e instalimit të dhëna me
pajisjen.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni
gjithnjë doreza sigurie.
Mos e tërhiqni pajisjen nga doreza.
Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe
njësitë e tjera.
Sigurohuni që pajisja të jetë e instaluar
nën dhe pranë strukturave të sigurta.
Anët e pajisjes duhet të jenë pranë
pajisjeve ose njësive me të njëjtën lartësi.
Lidhja elektrike
PARALAJMËRIM!
Rrezik zjarri dhe goditje elektrike.
Të gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga
një elektricist i kualifikuar.
Pajisja duhet tokëzuar.
Sigurohuni që të dhënat elektrike në
pllakën e specifikimeve të përkojnë me
karakteristikat e rrjetit elektrik. Nëse nuk
përkojnë, kontaktoni me një elektricist.
Përdorni gjithmonë një prizë me tokëzim të
instaluar mirë.
Mos përdorni përshtatës me shumë spina
dhe kabëll zgjatues.
www.zanussi.com 3