User manual

Ushqim Temperatura
(°C)
Koha (orë) Pozicioni i raftit
1 pozicion 2 pozicione
Barishte 40 - 50 2 - 3 3 1 / 4
Fruta
Ushqim Temperatura
(°C)
Koha (orë) Pozicioni i raftit
1 pozicion 2 pozicione
Kumbulla 60 - 70 8 - 10 3 1 / 4
Kajsi 60 - 70 8 - 10 3 1 / 4
Feta molle 60 - 70 6 - 8 3 1 / 4
Dardhë 60 - 70 6 - 9 3 1 / 4
Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM!
Referojuni kapitujve për sigurinë.
Shënime për pastrimin
Pastroni pjesën e përparme të pajisjes me
një copë të butë me ujë të ngrohtë dhe një
agjent pastrues.
Për të pastruar sipërfaqet metalike,
përdorni agjent të zakonshëm pastrimi.
Pastrojeni pjesën e brendshme të pajisjes
pas çdo përdorimi. Grumbullimi i yndyrës
ose mbetjeve të ushqimeve të tjera mund
të shkaktojë zjarr.
Ndotjet e forta pastrojini me një pastrues të
posaçëm për furrat.
Pastrojini të gjithë aksesorët pas çdo
përdorimi dhe lërini të thahen. Përdorni një
leckë të butë me ujë të ngrohtë dhe agjent
pastrues.
Nëse keni aksesorë që nuk ngjisin, mos i
pastroni duke përdorur lëndë agresive,
sende me cepa të mprehta ose në
enëlarëse. Kjo mund t'i shkaktojë dëmtime
veshjes së pajisjes.
Pajisjet prej inoksi ose alumini
Pastrojeni derën e furrës vetëm me
sfungjer të lagur. Thajeni me leckë
të butë.
Mos përdorni tel krues, acide ose
materiale gërryese, pasi ato mund
të dëmtojnë sipërfaqen e furrës.
Pastroni panelin e kontrollit të
furrës duke marrë të njëjtat masa
paraprake.
Pastrimi i guarnicionit të derës
Guarnicionin e derës kontrollojeni
rregullisht. Guarnicioni i derës ndodhet
rreth kornizën së hapësirës së furrës. Mos
e përdorni pajisjen nëse guarnicioni i derës
është i dëmtuar. Lidhuni me një qendër
shërbimi të autorizuar.
Për të pastruar guarnicionin e derës
shikoni informacionin e përgjithshëm mbi
pastrimin.
Heqja e mbajtëseve të raftit
Për të pastruar furrën, hiqni mbështetëset e
rafteve .
www.zanussi.com 15