User manual

Udhëzime për sigurinë
Instalimi
Paralajmërim Vetëm një person i
kualifikuar duhet ta instalojë këtë
pajisje.
Hiqni të gjithë paketimin.
Mos instaloni ose mos përdorni një pajisje
të dëmtuar.
Zbatoni udhëzimet e instalimit të dhëna
me pajisjen.
Ruani largësitë minimale nga pajisjet dhe
njësitë e tjera.
Gjithmonë bëni kujdes kur e lëvizni
pajisjen sepse është e rëndë. Përdorni
gjithnjë doreza sigurie.
Mbyllini sipërfaqet e prera me një izolues
për të mos lejuar që lagështira të
shkaktojë fryrje.
Mbroni pjesën e poshtme të pajisjes nga
avulli dhe lagështira.
Mos e instaloni pajisjen pranë dyerve ose
nën dritare. Duke vepruar kështu do të
parandaloni rënien e enëve të nxehta të
gatimit nga pajisja kur hapet dera ose
dritarja.
Nëse pajisja instalohet mbi sirtarë
sigurohuni që hapësira mes pjesës së
poshtme të pajisjes dhe sirtarit të sipërm,
të jetë e mjaftueshme për qarkullimin e
ajrit.
Pjesa e poshtme e pajisjes mund të
nxehet. Rekomandojmë që të instalohet
një panel ndarës me material që nuk digjet
poshtë pajisjes për të parandaluar arritjen
e pjesës së poshtme.
Lidhja elektrike
Paralajmërim Rrezik zjarri dhe goditjeje
elektrike.
gjitha lidhjet elektrike duhen kryer nga
një elektricist i kualifikuar.
Pajisja duhet tokëzuar.
Përpara se të kryeni ndonjë veprim,
sigurohuni që pajisja të jetë shkëputur nga
rryma.
Përdorni kabllo elektrike të përshtatshme.
Mos i lini kabllot elektrike të përdridhen.
Sigurohuni që kablloja ose spina elektrike
(nëse ka) të mos prekë pajisjen e nxehtë
ose enët e nxehta të gatimit, kur e lidhni
pajisjen me prizat që gjenden pranë
Sigurohuni që pajisja të instalohet saktë.
Kablloja ose spina e lirë ose e
papërshtatshme elektrike (nëse ka) mund
ta nxehë shumë terminalin.
Sigurohuni që të jetë instaluar mbrojtja
ndaj goditjeve elektrike.
Përdorni mbërthyesen e lirimit të tensionit
të kabllos.
Sigurohuni që të mos dëmtoni spinën
elektrike (nëse ka) ose kabllon elektrike.
Kontaktoni me qendrën e shërbimit ose
një elektricist për ndërrimin e kabllos
elektrike të dëmtuar.
Instalimi elektrik duhet të ketë një pajisje
instaluese e cila ju lejon të shkëpusni
pajisjen nga rryma elektrike në të gjitha
polet. Pajisja instaluese duhet të ketë një
hapje kontakti me gjerësi minimale 3 mm.
Përdorni mjetet e duhura izoluese: çelësa
mbrojtës të linjës, siguresa (siguresa tip
vidë të hequra nga mbajtësja), çelësa të
humbjeve në neutral dhe kontaktorë.
Lidhja me gazin
Të gjitha lidhjet e gazit duhen kryer nga
një person i kualifikuar.
Para instalimit, sigurohuni që kushtet e
furnizimit lokal (lloji i gazit dhe presioni i
gazit) dhe përshtatja e pajisjes të jenë të
përputhshme.
Sigurohuni që rreth pajisjes të qarkullojë
ajër.
Informacioni mbi furnizimin me gaz
ndodhet në pllakën e specifikimeve.
4
www.zanussi.com