User manual

Siguria e përgjithshme
Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme nxehen shumë gjatë
përdorimit. Mos prekni elementet e nxehjes.
Mos e përdorni pajisjen nëpërmjet një kohëmatësi të jashtëm
ose një sistemi komandimi të veçuar.
Mungesa e kontrollit të një gatimi me yndyrë ose vaj mbi një
vatër mund të jetë e rrezikshme dhe mund të rezultojë në
zjarr.
Mos provoni kurrë që ta fikni zjarrin me ujë, por fikni pajisjen
dhe pastaj mbulojeni flakën, p.sh. me një kapak ose me
batanije kundër zjarrit.
Mos vendosni sende mbi sipërfaqet e gatimit.
Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar pajisjen.
Objektet metalike, të tilla si thikat, pirunët, lugët dhe kapakët
nuk duhet të vendosen mbi sipërfaqen e vatrës, sepse mund
të nxehen.
Nëse kablloja ushqyese është e dëmtuar, ajo duhet
zëvendësuar nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose persona
të kualifikuar për të shmangur rreziqet.
Aty ku pajisja lidhet drejtpërdrejt me korrentin, nevojitet një
çelës izolues për të gjitha polet me një hapësirë kontakti.
Duhet të garantohet shkëputja e plotë në përputhje me
kushtet e specifikuara në kategorinë III të tensionit të tepërt.
Kablloja e tokëzimit përjashtohet nga kjo.
Kur të drejtoni kabllon e rrymës, sigurohuni që kablloja të mos
ketë kontakt të drejtpërdrejtë (për shembull nëpërmjet
veshjeve izoluese) me pjesët që mund të arrijnë temperatura
prej 50°C mbi temperaturën e dhomës.
3
www.zanussi.com