User manual

procesi i ngrirjes zgjat 24 orë. Nuk duhet
shtuar ushqim tjetër për t'u ngrirë gjatë
kësaj periudhe;
ngrini vetëm ushqime të cilësisë më të
lartë, të freskëta dhe të pastruara mirë;
përgatitni ushqimin në racione të vogla për
të mundësuar ngrirjen e tij të shpejtë dhe të
plotë si dhe për të bërë të mundur si
rrjedhojë shkrirjen e tij në sasinë e
dëshiruar;
mbështilleni ushqimin me letër alumini ose
polietileni dhe sigurohuni që paketimi të
jetë hermetik;
mos lejoni ushqimet e freskëta, të pangrira,
të prekin ushqimet që janë tashmë të
ngrira, në mënyrë që të shmangni një rritje
temperature të këtyre të fundit;
ushqimet pa dhjamë ruhen më mirë dhe
më gjatë se ushqimet e yndyrshme; kripa
redukton jetëgjatësinë e ruajtjes
ushqimit;
akujt e ujit, nëse konsumohen menjëherë
pas nxjerrjes nga dhomëza e ngrirjes,
mund të shkaktojnë djegie të lëkurës nga
ngrirja;
është e këshillueshme të shënoni në çdo
pako ushqimi të ngrirë datën e ngrirjes, për
të pasur parasysh kohën e ruajtjes.
Këshilla për vendosjen e ushqimeve
të ngrira
Për të arritur një rendiment sa më të lartë nga
kjo pajisje, duhet:
të siguroheni se ushqimet e ngrira që keni
blerë janë ruajtur siç duhet nga shitësi;
të siguroheni se ushqimet e ngrira të
transportohen nga dyqani në ngrirës, në
një kohë sa më të shkurtër;
të mos e hapni shpesh kapakun apo ta lini
hapur më gjatë se ç'duhet.
Pasi e keni shkrirë, ushqimi prishet shpejt
dhe nuk mund të ngrihet sërish.
Mos e tejkaloni periudhën e ruajtjes të
përcaktuar nga prodhuesi i ushqimit.
Kujdesi dhe pastrimi
Kujdes Shkëputeni nga korrenti pajisjen
përpara se të kryeni çdo veprim
mirëmbajtjeje.
Kjo pajisje përmban hidrokarbon në
njësinë e saj ftohëse; për këtë arsye,
mirëmbajtja dhe ringarkimi duhet të kryhen
vetëm nga teknikë të autorizuar.
Pastrimi periodik
1. Fikni pajisjen.
2. Shkëputeni pajisjen nga priza.
3. Pastrojeni rregullisht pajisjen dhe
aksesorët e saj me ujë të ngrohtë dhe
sapun neutral. Pastrojeni me kujdes
guarnicionin e kapakut.
4. Thajeni plotësisht pajisjen.
5. Futeni sërish në prizë pajisjen.
6. Ndizni pajisjen.
Kujdes Mos përdorni detergjentë,
produkte gërryes, produkte pastrues me
shumë parfum ose pastrues me përmbajtje
dylli për të pastruar pjesën e brendshme të
pajisjes.
Kujdesuni që të mos dëmtoni sistemin ftohës.
E rëndësishme Nuk është nevoja të pastroni
zonën e kompresorit.
Shkrirja e ngrirësit
Shkrini ngrirësin kur shtresa e brymës arrin
një trashësi prej 10-15 mm.
Koha më e mirë për të shkrirë ngrirësin është
kur brenda tij nuk ka ose ka pak ushqime.
Për të hequr brymën e formuar, ndiqni këto
hapa:
1. Fikni pajisjen.
2. Hiqni çdo ushqim nga brenda, paketojini
me disa shtresa gazete dhe vendosini në
një vend të freskët.
3. Lëreni kapakun hapur deri sa akulli të
fillojë të shkrijë. Përdorni një kruajtëse
për të hequr shpejt akullin.
6