User manual

Nëse qarku ftohtës dëmtohet:
shmangni flakët e hapura dhe burimet
ndezëse
ajrosni tërësisht dhomën në të cilën
ndodhet pajisja
Është e rrezikshme të ndryshoni
specifikimet apo të përpiqeni ta modifikoni
këtë produkt në çdo mënyrë të mundshme.
Çdo dëmtim i shkaktuar në kabllo mund të
shkaktojë qark të shkurtër, zjarr dhe/ose
goditje elektrike.
Paralajmërim Çdo komponent elektrik
(kabllo i ushqimit, spina, kompresori)
duhet të zëvendësohet nga një agjent i
certifikuar shërbimi ose nga një personeli i
kualifikuar i shërbimit për të shmangur
rreziqet.
1. Kablloja e ushqimit nuk duhet të
zgjatet.
2. Sigurohuni që spina nuk është shtypur
apo dëmtuar nga pjesa e pasme e
pajisjes. Një prizë e shtypur apo e
dëmtuar mund të mbinxehet e mund të
shkaktojë zjarr.
3. Sigurohuni që priza e pajisjes të jetë
lehtësisht e arritshme.
4. Mos e tërhiqni prizën nga kablloja.
5. Nëse priza e ushqimit është e liruar,
mos futni në të spinën e ushqimit. Ka
rrezik goditjeje elektrike ose zjarri.
6. Nuk duhet ta vini në punë pajisjen pa
kapakun e llambës (nëse ka) së
brendshme.
Kjo pajisje është e rëndë. Bëni kujdes kur e
lëvizni atë.
Mos hiqni e mos prekni sende nga
dhomëza e ngrirjes nëse i keni duart të
njoma, pasi kjo mund të shkaktojë dëmtim
të lëkurës ose djegie të shkaktuara nga
bryma/ngrirësi.
Shmangni ekspozim të gjatë të pajisjes në
dritën e drejtpërdrejtë të diellit.
Llambat (nëse ka) e përdorura në këtë
pajisje janë llamba të posaçme të
zgjedhura vetëm për pajisje shtëpiake. Ato
nuk janë të përshtatshme për t'u përdorur
për ndriçim dhome.
Përdorimi i përditshëm
Mos vendosni enë të nxehta mbi pjesët
plastike të pajisjes.
Mos ruani brenda në pajisje gaz dhe lëng
të ndezshëm, pasi këto mund të
shpërthejnë.
Mos vendosni produkte ushqimore
drejtpërdrejt në zgavrën e daljes së ajrit që
ndodhet në murin e pasmë. (nëse pajisja
është Pa formim bryme)
Ushqimet e ngrira nuk duhet të ringrihen
nëse janë shkrirë njëherë.
Ushqimet e ngrira të paketuara
paraprakisht, ruajini në pajisje sipas
udhëzimeve të prodhuesit të ushqimit.
Këshillat e prodhuesit të pajisjes për
ruajtjen e ushqimeve, duhet t'i ndiqni me
përpikmëri. Këshillohuni me udhëzimet
përkatëse.
Mos vendosni pije të gazuara ose
shkumëzuese në dhomëzën e ngrirjes,
pasi këto krijojnë presion brenda shishes
dhe mund të shpërthejnë, gjë që do të
dëmtojë pajisjen.
Kubet e akullit mund të shkaktojnë djegie
nëse konsumohen direkt nga pajisja.
Kujdesi dhe pastrimi
Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e
pajisjes, fikeni atë dhe hiqeni nga priza.
Mos e pastroni pajisjen me objekte
metalike.
Mos përdorni objekte të mprehta për të
hequr brymën nga pajisja. Përdorni një
kruajtëse plastike.
Instalimi
E rëndësishme Për lidhjet elektrike, ndiqni
me kujdes udhëzimet e dhëna në paragrafët
përkatës.
Shpaketoni pajisjen dhe kontrolloni nëse ka
dëmtime. Mos e lidhni pajisjen nëse ajo
është e dëmtuar. Raportoni menjëherë
dëmtimet e mundshme në vendin ku keni
3