User manual

Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për sigurinë.
Informacione të përgjithshme
Pastroni pjanuren pas çdo përdorimi.
Përdorni gjithmonë enë me bazament të
pastër.
Gërvishtjet ose njollat e errëta mbi
sipërfaqe nuk ndikojnë në funksionimin e
pjanures.
Përdorni një pastrues të veçantë që mund
të përdoret për sipërfaqen e pjanures.
Përdorni kruajtëse të posaçme për xhamin.
Pastrimi i pianurës
Hiqni menjëherë: plastmasë të shkrirë,
celofan, sheqer dhe ushqime me sheqer.
Nëse nuk e bëni, pianura mund të
dëmtohet nga papastërtia. Kini kujdes të
shmangni djegiet. Vendoseni kruajtësen
speciale mbi sipërfaqen e xhamit në një
kënd të ngushtë dhe rrëshqiteni tehun mbi
sipërfaqe.
Hiqeni kur pianura të jetë ftohur
mjaftueshëm: njollat e çmërsit, rrëketë e
ujit, njollat e yndyrës, çngjyrosjet e
ndritshme metalike. Pastrojeni pianurën
me një leckë të njomë dhe me detergjent
jo-gërryes. Pas pastrimit, thajeni pianurën
me një leckë të butë.
Heqja e çngjyrosjeve të ndritshme
metalike: përdorni një solucion me ujë dhe
uthull dhe pastroni sipërfaqen e xhamit me
një leckë të njomë.
Zgjidhja e problemeve
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për sigurinë.
Si të veprojmë nëse...
Problemi Shkaku i mundshëm Zgjidhja
Nuk arrini ta aktivizoni ose ta
vini në punë pianurën.
Pianura nuk është e lidhur me
rrjetin elektrik ose nuk është
lidhur saktë.
Kontrolloni nëse pianura është
lidhur siç duhet me rrjetin
elektrik. Referojuni qarkut të
lidhjes.
Është djegur siguresa. Sigurohuni që shkaku i
mosfunksionimit është siguresa.
Nëse siguresa digjet
vazhdimisht, kontaktoni një
elektricist të kualifikuar.
Aktivizojeni pianurën sërish dhe
caktojeni cilësimin e nxehtësisë
në më pak se 10 sekonda.
Keni prekur njëkohësisht 2 ose
më shumë fusha me sensor.
Prekni vetëm një fushë me
sensor.
Mbi panelin e kontrollit ka njolla
uji ose njolla yndyre.
Pastroni panelin e kontrollit.
www.zanussi.com 9