User manual

Siguria e përgjithshme
PARALAJMËRIM: Pajisja dhe pjesët e saj të arritshme
nxehen gjatë përdorimit. Duhet të keni kujdes që të
shmangni prekjen e elementeve ngrohëse. Fëmijët nën 8
vjeç duhet të mbahen larg, nëse nuk mbikëqyren
vazhdimisht.
Mos e përdorni pajisjen nëpërmjet një kohëmatësi të jashtëm
ose një sistemi komandimi të veçuar.
PARALAJMËRIM: Gatimi i pambikëqyrur me yndyrë ose vaj
mbi pianurë mund të jetë i rrezikshëm dhe mund të shkaktojë
zjarr.
Mos provoni ASNJËHERË ta fikni zjarrin me ujë, por fikni
pajisjen dhe pastaj mbuloni flakën, p.sh. me një kapak ose
me batanije kundër zjarrit.
KUJDES: Procesi i gatimit duhet të mbikëqyret. Proceset e
shkurtra të gatimit duhet të mbikëqyren vazhdimisht.
PARALAJMËRIM: Rrezik zjarri: Mos ruani artikuj mbi
sipërfaqet e gatimit.
Objektet metalike si thikat, pirunët, lugët dhe kapakët nuk
duhet të vendosen mbi sipërfaqen e pianurës, sepse mund
të nxehen.
Mos përdorni pastrues me avull për të pastruar pajisjen.
Nëse sipërfaqja prej qeramike / xhami kriset, fikeni pajisjen
për të shmangur mundësinë e goditjes elektrike.
Nëse kablloja ushqyese është e dëmtuar, ajo duhet
zëvendësuar nga prodhuesi, agjenti i shërbimit ose persona
të kualifikuar për të shmangur rreziqet.
PARALAJMËRIM: Përdorni vetëm mbrojtëset e pianurës të
përcaktuara nga prodhuesi i pajisjes së gatimit ose të
cilësuara si të përshtatshme nga ky i fundit në udhëzimet e
përdorimit, ose mbrojtëset e pianurës të integruara në
pajisje. Përdorimi i mbrojtëseve të papërshtatshme mund të
shkaktojë aksidente.
www.zanussi.com 3