User manual

Përmbajtja
Të dhëna për sigurinë 2
Udhëzimet për sigurinë 4
Përshkrim i produktit 6
Përdorimi i përditshëm 7
Udhëzime dhe këshilla 8
Kujdesi dhe pastrimi 9
Zgjidhja e problemeve 9
Instalimi 10
Të dhënat teknike 12
Efikasiteti energjetik 13
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
Të dhëna për sigurinë
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes
udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës për
lëndimet apo dëmet si rezultat i instalimit apo përdorimit të
papërshtatshëm. Gjithmonë mbajini udhëzimet në një vend të
sigurt dhe ku mund të arrihen lehtë për t'iu referuar në të
ardhmen.
Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e
sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose
mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse
këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin
e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit.
Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
Mbajeni të gjithë paketimin larg nga fëmijët dhe hidheni atë
siç kërkohet.
Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg pajisjes, gjatë
kohës që ajo punon ose kur ftohet. Pjesët e arritshme janë të
nxehta.
Nëse pajisja ka një mekanizëm për sigurinë e fëmijëve, ky
duhet aktivizuar.
Fëmijët nuk duhet të kryejnë pastrimin dhe mirëmbajtjen e
pajisjes pa mbikëqyrje.
Fëmijët e moshës 3 vjeç e poshtë duhet të mbahen
gjithmonë larg nga kjo pajisje kur ajo është në punë.
2 www.zanussi.com