User manual

Përpara se ta lidhni pajisjen në tuba të rinj
ose në tuba që nuk janë përdorur për një
kohë të gjatë, lëreni ujin të rrjedhë derisa ai
të pastrohet.
Herën e parë që do të përdorni pajisjen,
sigurohuni që të mos ketë asnjë rrjedhje.
Zorra e hyrjes së ujit ka një valvul sigurie
dhe një veshje me kabllo të brendshme.
Paralajmërim Tension i rrezikshëm.
Nëse zorra e hyrjes së ujit dëmtohet, hiqni
menjëherë spinën nga priza elektrike.
Kontaktoni me qendrën e shërbimit për
zëvendësimin e zorrës së hyrjes së ujit.
Përdorimi
Kjo pajisje është vetëm për përdorim në
shtëpi dhe për përdorime të ngjashme, si
p.sh.:
Zonat e kuzhinës për personelin në
dyqane, në zyra dhe në ambiente të tjera
pune
–Ferma
Nga klientët në hotele, motele dhe
ambiente të tjera banimi
Në ambiente me fjetje dhe mëngjes.
Paralajmërim Rrezik lëndimi, djegiesh,
goditjeje elektrike ose zjarri.
Mos i ndryshoni specifikimet e kësaj
pajisjeje.
Vendosini thikat dhe takëmet me maja të
mprehta në koshin e takëmeve, të
drejtuara me majat poshtë ose në pozicion
horizontal.
Mos e lini të hapur derën e pajisjes nëse
nuk e mbikëqyrni, për të parandaluar
rrëzimin mbi të.
Mos u ulni dhe mos peshoni mbi derën e
hapur.
Detergjentet e enëlarëseve janë të
rrezikshme. Zbatoni udhëzimet e sigurisë
në ambalazhin e detergjentit.
Mos pini ujin në pajisje dhe mos luani me
të.
Mos i hiqni enët nga pajisja derisa të ke
përfunduar programi. Mbi enë mund të ketë
mbetur detergjent.
Pajisja mund të lëshojë avull të nxehtë kur
hapni derën gjatë kohës që një program
larjeje është në punë.
Mos vendosni produkte të ndezshme ose
sende të lagura me produkte të ndezshme
brenda, pranë ose mbi pajisje.
Mos përdorni ujë me spërkatje dhe avull
për të pastruar pajisjen.
Eliminimi i pajisjes
Paralajmërim Rrezik lëndimi ose
mbytjeje.
Shkëputeni pajisjen nga rrjeti i furnizimit
elektrik.
Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe
hidheni.
Hiqni kapësen e derës për të parandaluar
bllokimin brenda pajisjes të fëmijëve dhe të
kafshëve shtëpiake.
Servisi
Kontaktoni me Shërbimin për të riparuar
pajisjen. Rekomandojmë përdorimin vetëm
të pjesëve origjinale të këmbimit.
Kur të kontaktoni me Shërbimin, sigurohuni
që t'i keni informacionet e mëposhtme të
disponueshme në pllakën e specifikimeve.
Modeli :
PNC :
Numri i serisë :
3
www.zanussi.com