User manual

Vendosni artikujt e lehtë në koshin e
sipërm. Sigurohuni që artikujt të mos
lëvizin.
Sigurohuni që krahët spërkatës mund të
lëvizin lirisht përpara se të nisni një
program.
Përdorimi i detergjentit
Kujdes Përdorni vetëm detergjente për
enëlarëse.
Mos përdorni më shumë se sasia e
duhur e detergjentit. Referojuni
udhëzimeve që jepen në paketimin e
detergjentit.
1
2
3
4
5
Nëse programi ka
një fazë paralarjeje,
vendosni një sasi të
vogël detergjenti në
pjesën e brendshme
të derës së pajisjes.
Tabletat me detergjent nuk treten
plotësisht në programet e shkurtra dhe
mbi enë mund të mbesin mbetje detergjenti.
Ju rekomandojmë t'i përdorni tabletat me
detergjent në programet e gjata.
Tableta detergjente të kombinuara
Këto tableta përmbajnë detergjent, shpëlarës
dhe agjentë të tjerë shtesë. Sigurohuni që
këto tableta mund të përdoren për fortësinë e
ujit në zonën tuaj. Referojuni udhëzimeve që
gjeni në paketimin e këtyre produkteve.
Kur përdorni tableta, ato përmbajnë kripë dhe
shpëlarës, ndaj mos e mbushni folenë e
kripës dhe kutinë e shpëlarësit. Treguesi i
shpëlarësit ndizet gjithnjë nëse kutia e
shpëlarësit është bosh.
1. Përshtatni zbutësin e ujit në nivelin më të
ulët.
2. Vendosni kutinë e shpëlarësit në
pozicionin më të ulët.
Nëse ndaloni përdorimin e tabletave të
kombinuara të detergjentit, përpara se të
filloni përdorimin veçmas të detergjentit,
shpëlarësit dhe kripës së enëlarëses,
ndiqni këto hapa:
1. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të
aktivizuar pajisjen.
2. Vendosni zbutësin e ujit në nivelin më të
lartë.
9
www.zanussi.com