User manual

në temperaturën e dhomës, në varësi të
kohës në dispozicion për këtë proces.
Copëzat e vogla të ushqimit mund të gatuhen
edhe ndërsa janë ende të ngrira, direkt nga
ngrirësi: në këtë rast, gatimi do të zgjasë më
shumë.
Prodhimi i kubeve të akullit
Kjo pajisje është e pajisur me një ose
shumë kuti të posaçme për prodhimin e
kubeve të akullit. Mbushini këto kuti me ujë,
më pas futini në dhomëzën e ngrirjes.
E rëndësishme Mos përdorni vegla metalike
për të hequr kutitë nga ngrirësi.
Akumulatorët e ftohtësisë
Ngrirësi përmban të paktën një akumulator
ftohtësie, i cili zgjat kohën e ruajtjes në
ftohtësisë, në rast të ikjes së korrentit apo një
avarie.
Raftet e lëvizshme
Muret e ftohësit janë
të pajisura me një
sërë shinash, në
mënyrë që raftet të
mund të vendosen
sipas dëshirës.
Vendosja e rafteve të derës
Për të lejuar ruajtjen
e ushqimeve me
madhësi të
ndryshme, raftet e
derës mund të
vendosen në lartësi
të ndryshme.
Tërhiqni gradualisht
raftin në drejtim të
shigjetave, derisa të
lirohet, e më pas
rivendoseni sipas
dëshirës.
Udhëzime dhe këshilla të nevojshme
Këshilla për kursimin e energjisë
Mos e hapni shpesh derën e frigoriferit ose
mos e lini atë absolutisht të hapur më
shumë se ç'duhet.
Nëse temperatura e ambientit është e lartë,
Rregullatori i Temperaturës është vendosur
në përzgjedhjen më të lartë dhe pajisja
është e mbushur plot, kompresori mund të
punojë pa pushim duke shkaktuar formimin
e ngricës ose akullit në aparatin e avullimit.
Nëse kjo gjë ndodh, rrotulloni Rregullatorin
e Temperaturës drejt një përzgjedhjeje më
të ulët për të lejuar shkrirjen automatike
dhe si rrjedhojë kursimin e konsumit të
energjisë.
Këshilla për ftohjen e ushqimeve të
freskëta
Për të arritur një funksionim më të mirë:
mos depozitoni ushqime të ngrohta apo
lëngje që avullojnë në ftohës;
mbuloni me kapak ose mbështillni
ushqimin, veçanërisht nëse ka një erë të
fortë;
vendoseni ushqimin në mënyrë të tillë që
ajri të qarkullojë lirshëm rreth tij.
6