User manual

E rëndësishme Nëse temperatura e
ambientit është e lartë ose nëse pajisja ësh
mbushur plot, dhe pajisja është vendosur në
temperaturën më të ulët, ajo mund të punojë
pa pushim duke shkaktuar formimin e ngricës
në murin e pasmë. Në këtë rast, rregullatori i
temperaturës duhet vendosur në një
përzgjedhje më të lartë për të lejuar shkrirjen
automatike dhe si rrjedhojë reduktimin e
konsumit të energjisë.
Përdorimi i parë
Pastrimi i brendësisë së pajisjes
Përpara së te përdorni pajisjen për herë të
parë, pastroni pjesën e tij të brendshme dhe
gjithë aksesorët e brendshëm me ujë të vakët
dhe pak sapun natyral për të hequr erën
tipike të një produkti të ri, e më pas thajeni
tërësisht.
E rëndësishme Mos përdorni detergjent apo
pluhura gërryese, pasi këto mund të
dëmtojnë pjesët e lëmuara.
Përdorimi I përditshëm
Ngrirja e ushqimeve të freskëta
Dhomëza e ngrirësit është e përshtatshme
për ngrirjen e ushqimit të freskët si dhe për
depozitimin e ushqimeve të ngrira për një
kohë të gjatë.
Për të ngrirë ushqime të freskëta nuk është e
nevojshme të ndryshoni përzgjedhjen
mesatare.
Gjithsesi, për një proces më të shpejtë
ngrirjeje, rrotulloni çelësin e temperaturës në
një përzgjedhje më të lartë për të përftuar
maksimumin e ftohtësisë.
E rëndësishme Në këto kushte, temperatura
e dhomëzës së frigoriferit mund të bjerë nën
0°C. Nëse ndodh kjo, rivendoseni çelësin e
temperaturës në një përzgjedhje më të
ngrohtë.
Depozitimi i ushqimeve të ngrira
Kur e përdorni për herë të parë ose pas një
periudhe jashtë përdorimit, përpara se të futni
produkte në dhomëz, lëreni pajisjen të punojë
për të paktën 2 orë në përzgjedhjen më të
lartë.
Nëse ju duhet të fusni në pajisje sasi
mëdha ushqimi, hiqni gjithë sirtarët dhe
koshat nga pajisja dhe vendosni ushqimin
mbi raftet e ftohta për të patur rezultate sa
më të mira.
Paralajmërim Sigurohuni që ushqimet të
mos e tejkalojnë ngarkesën maksimale
në anë të pjesës së sipërme (aty ku është e
pranishme)
E rëndësishme Në rast të një shkrirjeje
aksidentale, si për shembull për shkak të
ikjes së korrentit, nëse ushqimi me energji ka
zgjatur më shumë se vlera e treguar në
tabelën e karakteristikave teknike në "koha
në rritje", ushqimi i shkrirë duhet të
konsumohet shpejt ose të gatuhet menjëherë
e më pas të ringrihet (pasi është ftohur).
Kalendari i ushqimeve të ngrira
Simbolet tregojnë lloje të ndryshme
ushqimesh të ngrira.
Numrat tregojnë kohëzgjatjen e ruajtjes në
muaj për llojet e përshtatshme të ushqimeve
të ngrira. Koha e ruajtjes në pajisje ka vlerë
më të lartë apo më të ulët në varësi të
cilësisë së ushqimit dhe trajtimit para ngrirjes.
Shkrirja e akullit
Ushqimet e ngrira, përpara se të përdoren,
mund të shkrihen në dhomëzën ftohëse ose
5