User manual

Ushqime të gatuara, gatesa të ftohta, etj..:
këto duhet të mbulohen dhe mund të
vendosen në çdo raft.
Frutat dhe perimet: këto duhet të pastrohen
mirë dhe të vendosen në sirtarin e posaçëm.
Gjalpi dhe djathi: këto duhet të vendosen në
mbajtëset e posaçme hermetike ose të
mbështjella në letër alumini ose qeska prej
polietileni, për të lejuar brenda sa më pak ajër
të jetë e mundur.
Shishet e qumështit: këto duhet të kenë një
kapak dhe duhet të vendosen në mbajtësen e
shisheve tek dera.
Bananet, patatet, qepët dhe hudhrat, nëse
nuk janë të paketuara, nuk duhet të mbahet
në ftohës.
Kujdesi dhe pastrimi
Kujdes Shkëputeni nga korrenti pajisjen
përpara se të kryeni çdo veprim
mirëmbajtjeje.
Kjo pajisje përmban hidrokarbon në
njësinë e saj ftohëse; për këtë arsye,
mirëmbajtja dhe ringarkimi duhet të kryhen
vetëm nga teknikë të autorizuar.
Pastrimi periodik
Pajisja duhet pastruar rregullisht:
Pastroni brendësinë dhe aksesorët me ujë
të vakët dhe me pak sapun.
Kontrolloni rregullisht bravat e derës dhe
pastrojini ato për t'u siguruar që janë të
pastra dhe nuk kanë papastërti.
Shpëlajeni dhe thajeni tërësisht.
E rëndësishme Mos tërhiqni, lëvizni apo
dëmtoni asnjë tub dhe/ose kabllot brenda
kabinetit.
Mos përdorni kurrë detergjent, pluhura
gërryese, produkte pastruese me shumë erë
të mirë ose pastrues me dyll për të pastruar
brendësinë e pajisjes, pasi këto mund të
dëmtojnë sipërfaqet dhe mund të lënë një erë
të fortë.
Pastroni kondensatorin (skarën e zezë) dhe
kompresorin në pjesën e pasme të pajisjes,
me një furçë ose me një fshesë korrenti. Ky
veprim do të përmirësojë rendimentin e
pajisjes dhe do të kursejë konsumin e
energjisë.
E rëndësishme Kujdesuni që të mos
dëmtoni sistemin ftohës.
Shumë pastrues për sipërfaqe kuzhine
përmbajnë kimikate që mund të sulmojnë/
dëmtojnë lëndën plastike të përdorur në këtë
pajisje. Për këtë arsye, këshillohet që veshja
e jashtme e kësaj pajisjeje të pastrohet vetëm
me ujë të ngrohtë me pak lëng larës.
Pas pastrimit, rilidheni pajisjen me ushqimin
kryesor.
Shkrirja e frigoriferit
Bryma eliminohet automatikisht nga avulluesi
i dhomëzës së ftohësit sa herë që kompresori
ndalon, gjatë përdorimit normal. Uji i shkrirjes
kullon nëpërmjet një zgavre në një mbajtëse
të posaçme që ndodhet në pjesën e pasme
të pajisjes, mbi kompresorin e motorit, ku dhe
avullon.
Është e rëndësishme të pastroni periodikisht
vrimën kulluese të ujit të shkrirjes, që
ndodhet në mes të kanalit të dhomëzës së
ftohjes, për të parandaluar që uji të rrjedhë
jashtë e të pikojë mbi ujë. Përdorni pastruesin
e posaçëm që ju është dhënë, të cilin do ta
gjeni të futur në vrimën e kullimit.
Kohë të gjata mos-përdorimi
Kur pajisja nuk përdoret për periudha të
gjata, merrni masat paraprake të mëposhtme:
shkëputeni pajisjen nga energjia
elektrike;
nxirrni jashtë gjithë ushqimet;
6