User manual

brenda një kohe sa më të shkurtër të
mundshme;
të mos e hapni shpesh derën e frigoriferit
ose të mos e lini atë hapur për një kohë
më të gjatë se sa duhet;
pas shkrirjes, ushqimi prishet shpejt dhe
nuk mund të ngrijë sërish;
të mos e tejkaloni periudhën e ruajtjes të
përcaktuar nga prodhuesi i ushqimit.
Kujdesi dhe pastrimi
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për sigurinë.
Pastrimi periodik
Pajisja duhet të pastrohet rregullisht:
pastroni pjesën e brendshme dhe
aksesorët me ujë të vakët dhe me pak
sapun neutral.
kontrolloni rregullisht dorezat e derës dhe
pastrojini për t’u siguruar që janë të pastra
dhe nuk kanë papastërti.
shpëlajini dhe thajini tërësisht.
KUJDES!
Mos tërhiqni, lëvizni apo dëmtoni
ndonjë nga tubat dhe/ose kabllot
brenda pajisjes.
Mos përdorni kurrë detergjente,
pluhura gërryese, produkte
pastruese me përmbajtje të lartë
arome të mirë ose pastrues me
përmbajtje dylli për të pastruar
pjesën e brendshme të pajisjes,
pasi këto dëmtojnë sipërfaqen dhe
lënë aromë të fortë.
Kujdesuni që të mos dëmtoni
sistemin ftohës.
Pastroni me furçë kondensatorin dhe
kompresorin në pjesën e pasme të pajisjes.
Ky veprim do të përmirësojë performancën e
pajisjes dhe do të kursejë konsumin e
energjisë.
Pastrimi i pjesës së brendshme të
pajisjes
Përpara së të përdorni pajisjen për herë të
parë, pastroni pjesën e saj të brendshme dhe
gjithë aksesorët e brendshëm me ujë të vakët
dhe pak sapun neutral për të hequr aromën
karakteristike të produkteve të reja, e më pas
thajeni mirë.
Mos përdorni detergjent apo
pluhura gërryese, pasi këto mund
të dëmtojnë sipërfaqet e lëmuara.
Shkrirja e frigoriferit
Bryma eliminohet automatikisht nga avulluesi
i dhomëzës së frigoriferit sa herë që
kompresori i motorit ndalon, gjatë përdorimit
normal. Uji i shkrirjes shkarkohet nëpërmjet
një zgavre brenda një mbajtëseje të posaçme
që ndodhet në pjesën e pasme të pajisjes,
mbi kompresorin e motorit, ku dhe avullon.
Është e rëndësishme të pastroni periodikisht
vrimën e shkarkimit të ujit të shkrirjes që
ndodhet në mes të kanalit të dhomëzës së
ftohjes, për të parandaluar që uji të rrjedhë e
të pikojë mbi ushqimin brenda.
Shkrirja e ngrirësit
KUJDES!
Mos përdorni kurrë vegla të
mprehta metalike për të gërryer
brymën nga avulluesi pasi mund ta
dëmtoni atë.
Rritja e temperaturës së pakove të
ushqimit të ngrirë gjatë shkrirjes
mund të shkurtojë jetëgjatësinë e
ruajtjes së ushqimit.
Mos përdorni pajisje mekanike apo
mjete artificiale për të përshpejtuar
procesin e shkrirjes, përveç atyre
të rekomanduara nga prodhuesi.
Do të formohet gjithmonë një sasi e caktuar
bryme në raftet e ngrirësit dhe përreth ndarjes
së sipërme.
www.zanussi.com 7