User manual

Rregullimi i temperaturës
Temperatura rregullohet automatikisht.
Më e përshtatshme në përgjithësi
është një cilësim mesatar.
Megjithatë, duhet të zgjidhet
cilësimi i saktë duke pasur
parasysh se temperatura brenda
pajisjes varet nga:
temperatura e dhomës,
shpeshtësia e hapjes së derës,
sasia e ushqimit që ruhet në të,
vendndodhja e pajisjes.
1. Rrotulloni rregullatorin e temperaturës
drejt një përzgjedhjeje më të ulët, për të
përftuar minimumin e ftohtësisë.
2. Rrotulloni Rregullatorin e temperaturës
drejt një përzgjedhjeje më të lartë, për të
përftuar maksimumin e ftohtësisë.
KUJDES!
Nëse temperatura e ambientit
është e lartë ose nëse pajisja
është mbushur plot, dhe pajisja
është vendosur në temperaturën
më të ulët, ajo mund të punojë pa
pushim duke shkaktuar formimin e
brymës në murin e pasmë. Në këtë
rast, rregullatori i temperaturës
duhet vendosur në një përzgjedhje
më të lartë për të lejuar shkrirjen
automatike dhe si rrjedhojë
reduktimin e konsumit të energjisë.
Përdorimi i përditshëm
PARALAJMËRIM!
Drejtojuni kapitujve për sigurinë.
Ngrirja e ushqimit të freskët
Ndarja e ngrirësit është e përshtatshme për
ngrirjen e ushqimeve të freskëta dhe për
ruajtjen e ushqimeve të ngrira për një kohë të
gjatë.
Për të ngrirë ushqime të freskëta nuk është e
nevojshme të ndryshoni vendosjen mesatare.
Gjithsesi, për një proces më të shpejtë
ngrirjeje, rrotulloni çelësin e temperaturës në
një vendosje më të lartë për të përftuar
maksimumin e ftohtësisë.
KUJDES!
Në këto kushte, temperatura e
dhomëzës së frigoriferit mund të
bjerë nën 0°C. Nëse ndodh kjo,
rivendoseni çelësin e temperaturës
në një vendosje më të ngrohtë.
Shkrirja
Ushqimet e ngrira, përpara se të përdoren,
mund të shkrihen në dhomëzën ftohëse ose
në temperaturën e dhomës, në varësi të
kohës në dispozicion për këtë proces.
Copëzat e vogla të ushqimit mund të gatuhen
edhe ndërsa janë ende të ngrira, direkt nga
ngrirësi: në këtë rast, gatimi do të zgjasë më
shumë.
Raftet e lëvizshme
Muret e frigoriferit janë të pajisura me një sërë
shinash në mënyrë që raftet të mund të
vendosen sipas dëshirës.
Vendosja e rafteve të derës
Për të mundësuar ruajtjen e pakove të
ushqimit me madhësi të ndryshme, raftet e
derës mund të vendosen në lartësi të
ndryshme.
1. Tërhiqeni raftin gradualisht në drejtimin e
shigjetave derisa të dalë nga vendi
2. Ripozicionojeni siç kërkohet.
www.zanussi.com 5