User manual

Përmbajtja
Të dhëna për sigurinë 2
Udhëzimet për sigurinë 3
Funksionimi 4
Përdorimi i përditshëm 5
Udhëzime dhe këshilla 6
Kujdesi dhe pastrimi 7
Zgjidhja e problemeve 8
Të dhëna teknike 10
Instalimi 10
Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
Të dhëna për sigurinë
Përpara instalimit dhe përdorimit të pajisjes, lexoni me kujdes
udhëzimet e ofruara. Prodhuesi nuk është përgjegjës nëse
shkaktohen lëndime dhe dëme nga instalimi dhe përdorimi i
pasaktë. Gjithmonë mbajini udhëzimet bashkë me pajisjen, për
t'iu referuar në të ardhmen.
Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme
Kjo pajisje mund të përdoret nga fëmijë të moshës 8 vjeç e
sipër dhe persona me aftësi të kufizuara fizike, ndijimesh ose
mendore ose që nuk kanë eksperiencë dhe njohuri, nëse
këta mbahen nën mbikëqyrje ose udhëzohen për përdorimin
e sigurt të pajisjes dhe i kuptojnë rreziqet e përdorimit.
Mos lejoni fëmijët të luajnë me pajisjen.
Pastrimi dhe mirëmbajtja nuk duhet të kryhet nga fëmijët pa
mbikëqyrje.
Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit larg fëmijëve.
Siguria e përgjithshme
Kjo pajisje është vetëm për përdorim në shtëpi dhe për
përdorime të ngjashme, si p.sh.:
Në shtëpi në fshat, në zonat e kuzhinës për personelin në
dyqane, në zyra dhe në ambiente të tjera pune
Nga klientët në hotele, motele, hotele që ofrojnë mëngjes
dhe ambiente të tjera banimi
Mos i bllokoni vrimat e ventilimit në karkasën e pajisjes ose
në strukturën inkaso.
2 www.zanussi.com